Plani i Izraelit për lehtësimin e emigrimit vullnetar të palestinezëve nga Rripi i Gazas ka provokuar që nga fillimi i muajit mars, 1 600 të larguar. 1000 kanë lënë tashmë vendin dhe 600 të tjerë pritet të nisen këtë javë. Plani i njoftuar dy muaj më herët ofron lehtësi doganore dhe transporti për ata që zgjedhin të ikin ndërkohë që Gaza është rrafshuara thuajse tërësisht nga forcat izraelite.
Ne po përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të zbatuar këtë vision dhe do të lehtësojmë largimin e çdo rezidenti të Gazas që kërkon të zhvendoset gjetkë,
është shprehur ministri i Mbrojtjes, Israel Katz.
Ky është ndoshta rasti i dytë, (pas Serbisë së Millosheviqit kur në vitin 1999 dëboj mbi 1 milionë shqiptarë nga Kosova), që nga koha e regjimit nazist të Hitlerit që një shtet edhe sot harton politika për dëbimin e një pjese të popullsisë dhe duhet thënë se përpara Konferencës së Vansisë, nazistët tentuan të ndiqnin këtë praktikë që ndjek sot Izraeli dhe që ndoqi dje Serbia.
Ndaj kjo që po ndodh është një turp që do të jetojë gjatë mbi konstitucionin historik të hebrenjve dhe të serbëve. Një mosmirënjohje e paprecedentë ndaj dhimbjes së atyre që panë kampet e “zgjidhjes finale”.