Bejtush Hasangjeka

Punëdhënësi i pandershëm i ofron punë të interesuarit. Ai pranon ofertën dhe beson në ndershmërinë e kontratën së ofruar, e cila është kontratë pune me afat të caktuar. I punësuari i pranon kushtet e kontratës me mirëbesim, pa menduar se ky punëdhënës është mashtrues dhe i pandershëm.

Fillon punën me nderë e me përkushtim, duke përmbushur me përpikëri detyrimet kontraktuese. Punëdhënësi bishtëron. Fillimisht e paguan në mënyrë të copëzuar dhe pastaj nuk e paguan fare. Duke mos e paguar të punësuarin, e bën atë të largohet nga puna. I punësuari i shkretë detyrohet të kërkojë punë dikund tjetër dhe nuk e di dhe as që merr me mend se punëdhënësi nuk e kishte paguar, në mënyrë që pastaj ta paditë në gjykatë për shkëputje të kontratës dhe për të kërkuar shpërblimin e një shumë të madhe parash, me arsyetimin se kontrata qenkërka shkëputur në mënyrë të njëanshme (nga i punësuari). Gjykata (një gjyqtare me mbiemër Gashi – Gjykata Themelore e kryeqytetit) e zhvillon një procedure, në mënyrë absolutisht joprofesionale dhe aprovon padinë e punëdhënësit të pandershëm dhe kërkon që ish i punësuari ta kompensojë ate për kinse shkëputje të kontratës në mënyrë të njëanshme dhe pa paralajmërim, që sipas tij duhet bërë tridhjetë ditë përpara shkëputjes së kontratës.

Fjala është për kontratë të punës me afat të caktuar, e cila mund të shkëputet edhe në mënyrë të njëanshme duke paralajmëruar punëdhënësin 15 ditë përpara. Por, kur nuk përmbushet detyrimi nga ana e punëdhënësit, atëherë i punësuari e shkëput kontratën pa parajmërim fare. Kështu është rregulluar kjo çështje me Ligjin e Punës. (Ligji i Punës, neni 69 paragrafi 1).

E punëdhënësi në padi thekson se paralajmërimi duhet bërë 30 ditë përpara.  Ish i punësuari i shkretë, edhe këtë e ka bërë, edhe pse sikur të ishin përmbushur detyrimet nga punëdhënësi as që kishte menduar të ikën nga vendi i punës duke shkëputur kontratën, sepse kur e kishte pranuar kontratën, nuk kishte menduar dhe kishte besuar në ndershmëri të punëdhënësit. Sidoqoftë, edhe nëse gjyqtarja nuk kishte dashur të merrte parasysh qëllimin për fitim në mënyrë të pabazë dhe të pandershme nga punëdhënësi, i punësuari kishte respektuar afatin ligjor 15 ditësh madje edhe afatin 30 ditësh. Duhet nënvizuar se i punësuari në rrethana normale kur ka mospërmbushje të detyrimeve kontraktuese, nuk ka detyrim kurrfarë detyrimi që ta njoftojë punëdhënësin. Pras as 15 as 30 ditë përpara. (Këtu kemi të bëjmë më kontratë me kohë të caktuar). Për të vënë në pah edhe më shumë padijenië e gjykatës duhet nënvizuar edhe një fakt shumë të rëndësishëm, në këtë rast konkret. Sipas Ligjit të Punës, neni 69 paragrafi 2, i punësuari nuk ka asnjë detyrim që të njoftojë punëdhënësin për shkëputje të kontratës, nëse punëdhënësi nuk ka përmbushur detyrimet kontraktuese. Në rastin konkret, punëdhënësi nuk ka paguar të punëmarrësin. Nuk ka përmbushur detyrimin kontraktues, dhe këtu rrjedhimisht i punësuari thjesht nuk ka pasur kurrfarë detyrimi për të njoftuar punëdhënësin. Pavarësisht kësaj ai me ndershmëri e ka njoftuar punëdhësin e pandershëm.

Lexo po ashtu:  Gjermanët shijojnë kinematë verore për të shmangur infektimin me COVID-19

Në një proces gjyqësor të dhimbshëm në njërën anë dhe qesharak në anën tjetër, i punësuari i detyruar që të kundërshtojë padinë kërkon pagesën për punën e bërë. Gjyqtarja, kërkon ekspertizë ku konstatohet borxhi i papaguar. Dhe shih ti, këtë e vërteton se punëdhënësi nuk ka përmbushur detyrimin kontraktues që është shkaku i vetëm i shkëputjes së kontratës, për të cilën ligji i jep krejtësisht të drejtë të punësuarit. Dhe çfarë bën gjyqtarja? Çuditërisht aprovon të dyja: edhe padinë edhe kundërpadinë. Dhe punëdhënësit i aprovon penalin kontraktues marrëmendës, kurse punëmarrësit i pranon shumën e llogaritur keq në emër të borxhit të papaguar.

Merret vesh se punëdhënësi i përmendur mënyrën e draftimit të kontratave të tilla e kishte bërë edhe në raste tjera. Një proces i njejtë gjyqësor po zhvillohej për një rast krejtësisht identik. Pra institucionin e kishte shndërruar në një piramidë mashtrimi, ku njerëzve u ofron kontratë pune. Ata fillojnë punën me ndershmëri e me mirëbesim. Pastaj të punësuarit nuk paguhen. Detyrohen të ikën. E punëdhënsi ngreh padi, me arsyetimin se kontrata është shkëputur në mënyrë të njëanshme.

Lexo po ashtu:  Qyteti antik i Butrintit, destinacioni perfekt për ta vizituar

Gjyqtarja edhe këtë fakt sikundër kërkesën për zbatimin korrekt të dispozitave të Ligjit të Punës për kontratat me kohë të caktuar, nuk i kishte marrë në konsideratë fare. Po të lexohet aktgjykimi i rastit të përmendur, lexuesi nuk ka nevojë të jetë profesionist për të kuptuar se ky aktgjykim është përpiluar për shkak të anshmërisë së gjyqtares. Apo ngase ajo është vënë nën ndikim të këtij punëdhënësi fitues priamidal, ose…?!

Aty nuk ka as profesionalizëm, as ndershmëri, as dije. Bëhet e ditur se kjo gjyqtare mu në kohën e nxjerrjes së këtij aktgjykimi, ishte avansuar për të gjykuar në shkallë më të lartë të gjyqësisë. Ata që kanë vendosur avansimin e saj, po të merrnin dosjen e kësaj lënde, do pyesja se a do ta kishin marrë guximin apo vendimin për ta avansuar. Të mos flasim për lëndë e dosje tjera, të cilat mund të kanë qenë shumë më të komplikuara. Në rastin e “zgjidhur” çështjet kanë qenë fare të thjeshta. Kontrata shkëputet për shkak të mospërbushjes së detyrimeve. Parim themelor i njohur qysh moti në drejtësi. Sipas logjikës së kësj gjyqtareje, punëtori duhet të punojë, pa marrë parasysh a paguhet. Rëndësi ka që punëdhësëi të shfrytëzojë punën apo dijeninë e të punësuarit. Nuk ka rëndësi që ligji mbron punëtorët nga pashpirtësia e punëdhësve të pandershëm. Por që kjo gjyqtarja duket se nuk e ka idenë se çka dhe si kërkon Ligji i Punës të veprohet për t’u mbrojtur të drejtat e punëtorëve.

Lexo po ashtu:  Biden për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit

Është mirë që ata që merren me monitorim të punës së gjyqësorit, të ekzaminojnë këtë lëndë për të parë ndarjen “profesionale” të drejtësisë. Është mirë dhe është koha e fundit që gjyqtarja në fjalë të mësohet se ato janë aty për ndarje të drejtësisë. Është mirë që këtë rast ta shiqojë edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Ata/Ato (gjyqtarët, pra) janë aty për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ata/o janë aty për të siguruar zbatim të ligjit dhe për të ofruar siguri juridike e besueshmëri nga qytetarët. Ata/o janë aty që të mos lejojnë përligjësim të kontratave të kundërligjshme. Ata/o janë aty për t’u vënë në anën e drejtësisë dhe jo për të ndarë pleqëri. Ata/o janë aty për të ndarë drëjtësinë nga padrëjtësia. Ata/o janë aty për të vendosur kush ka të drejtë dhe kush jo. Ata/o janë aty për të vërtetuar se në një kontest nuk kanë të drejtë dy palë. Ata/o ajnë aty për të parandaluar fitimet e pabaza, sidomos kur edhe u vehen në dijeni nga palët në kontest. Fundja gjyqtarët paguhen nga taksat tona. Dhe paguhen majmë. Për të ndarë drëjtësi dhe jo për të bërë kompromise në mes palës së ndershme dhe palës së pandershme dhe kështu duke favorizuar punëdhënës të pandershëm.

Këtu nuk mund të thuhet më shumë dhe më ndryshe përveçse të pritet në vendimin e drejtë të Gjykatës së Apelit e cila nuk do ta ketë fare të zorshme që të prishë një vendim, të cilit është pak ti thuhet SKANDALOZ. Edhe Këshilli Gjyqësor mbase duhet lexuar këso aktgjykimesh qesharake, të dhimbshme e skandaloze. Për të mos lejuar përsëritje dhe për të vërtetuar nëse avansimet janë meritore.

E këtij punëdhënsit, që është pak t’i thuhet mashtrues, duhet që shteti t’ia tregoj pak dhëmbët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *