Nga Paul Voosen

A mund të zhduken papritur retë gri, që varen poshtë një oqeani, në një botë që po ngrohet gjithnjë e më shumë? Po, nëse i besoni një studimi të botuar së fundmi në “Nature Geoscience”. Nëse nivelet atmosferike të dioksidit të karbonit (CO2) trefishohen – një skenar që nuk ka shumë gjasa, por që s’mund të përjashtohet, duke pasur parasysh normat e shkuara të emetimeve në atmosphere, duke psur parasysh aktivitetin e njeriut – këto re mund të zhduken, duke shkaktuar efekte të frikshme.

Më pak nga retë ftohëse, do të nënkuptonte një Tokë më të ngrohtë, e cila nga ana tjetër do të nënkuptonte edhe më pak re, duke çuar në një rritje me 8° C të ngrohjes globale – një ndryshim drithërues, që do të ndryshonte tërësisht botën.

Por shumë shkencëtarë të klimës që hulumtojnë retë, e kanë kundërshtuar këtë studimit, duke argumentuar se analiza e tij bazohet mbi një copëz të vogël të atmosferës, dhe nuk mund të aplikohet në të gjithë globin. Është një “model i thjeshtë, që ka në thelb një çelës me dy brava”- thotë Xhoel Norris, shkencëtar në Institutin e Oqeanografisë në San Diego të Kalifornisë.

Lexo po ashtu:  "Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave." - Thënie nga Sigmund Freud!

“Por ka shumë të ngjarë, që Toka të ketë më shumë ‘brava’ se sa kaq”- thekson ai. Ndërsa janë shumë sofistikuara, modelet e klimës kanë probleme me studimin e sjelljes së reve.

Rrymat turbulente dhe me lagëshsti të kondensuar të ajrit, formojnë re në shkallë më të vogla se sa modelet që ato mund të simulojnë drejtpërsëdrejti. Për të kuptuar më mirë retë, shkencëtarët kanë zhvilluar simulime me rezolucion të lartë, të cilat studiojnë sjelljen e pjesëve të vogla të atmosferës, duke përfshirë fizikën kyçe të formimit të reve, që modelet e klimës nuk mund ta trajtojnë drejtpërdrejti.

Disa vite më parë, një projekt që krahasonte 6 simulime të drejtpërdrejta të vorbullave ajrore, vërente se si vetëm një rritje e temperaturës prej 2 °C, ndikonte tek retë e ulëta mbi oqean.

U shfaqën dy dinamika, të cilat i bënë retë më të holla dhe më të ngrohta. Së pari, temperaturat më të larta, lejuan që ajri më i thatë të depërtojë në retë e holla nga lart, duke i penguar ato të trashen, dhe të reflektojnë më shumë energjinë e diellit.

Lexo po ashtu:  Serbia që nuk ndryshoj kurrë, 1913 – “Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle, ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”

Së dyti, nivelet e rritura të CO2, bllokojnë ngrohjen pranë majave të reve, duke parandaluar ftohjen e tyre. Për shkak se një ftohje e tillë nxit turbulencën që formon retë, efekti mund të pengojë formimin e reve, duke nxitur ngrohjen e mëtejshme. Nëse emetimet vazhdonin, dukej e besueshme që këto re të holla të shpërbëheshin fare.

Frustrimi me mënyrën se si modelet e dobëta globale merren me retë, ishte arsyeja kryesore pse Tapio Shnajder, një klimatolog në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, dhe autori kryesor i studimit të ri, nisi vitin e shkuar ndërtimin e një modeli të ri klimatik.

E quajtur “Makina e Klimës”, ajo do të përdorë inteligjencën artificiale, për të mësuar më shumë mbi simulimet e vorbullave të erës, dhe vëzhgimet satelitore, për të përmirësuar paraqitjen e reve në aparaturat matëse. Studimi i ri, i cili përdor simulimin e vorbullës, tregon të njëjtat reagime që të tjerët i kishin identifikuar më parë.

Por Shnajder stimuloi reagimin e tyre për përqëndrime shumë më të larta të CO2. Meqë nivelet arritën në 1200 pjesë për million – ose 3 herë më shumë se ato që janë sot, dhe një normë që mund të arrihet në shekullin e ardhshëm, nëse nuk bëhen përpjekje për të ndaluar ndryshimet klimatike – pjesët e ulëta të reve, do të zhdukën me shpejtësi.

Lexo po ashtu:  Qosja: Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen, s'ka rrugë tjetër - Populli shqiptar është ndarë me dhunë dhe për 100 vjet janë mbushur burgjet e Serbisë dhe Greqisë me shqiptarë që kanë ëndërruar bashkimin me shtetin amë, Shqipërinë.

Megjithatë disa shkencëtarë të reve, kundërshtojnë hapin tjetër që ndërmori në këtë rast Shnajder:ekstrapolimi i rezultateve të simulimit prej tij të vorbullës, përfaqëson vetëm një vend që duket i prirur për zhdukjen e reve. Në këtë mënyrë, të gjitha këto re u zhdukën gati në të njëjtën kohë, duke lejuar që shumë më tepër energji diellore të mbërrinte në thellësi të oqeanit të errët.

“Është shumë thjeshtëzuese të mendohet që retë dhe oqeani, do të lidhen së bashku në një mënyrë kaq të thjeshtë”- thotë Bjorn Stivens, klimatolog në Institutin Maks Plank për Meteorologjinë në Hamburg të Gjermanisë. “Ky bashkim, është kryer në një mënyrë që nuk jep besim tek rezultati final”- tha ai.

ScienceMag  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *