Sipas një italiani të quajtur Petruzi, në një letër dërguar Senatit të Venedikut, jepen disa karakteristike më parë të panjohura për heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sipas Petruzit, bashkëkohës i Skënderbeut që e kishte parë disa herë në beteja, “Kastrioti është i madh më tepër se madhësia e zakonshme e njeriut, i fuqishëm, muskuloz… me dhunti dhe fisnikëri që nga lindja e tij…

“Natën, shpata e tij gjithmonë duhet të qëndrojë tek shtrati. Në paqe ai shkon shpesh i veshur, në bazë të veshjes kombëtare (artit të veshjes se vendit)…

Ai është jashtëzakonisht i masës në të ngrënë dhe në të pirë… ndërsa, për nga morali ai mund të shërbejë si shembull (model)… I pastër, i devotshëm, i butë, orator dhe bujar…

Ai zotëron një kujtesë të paimagjinueshme, në mënyrë që ai si Pirro, paraardhësi i tij i madh, emrat e pothuajse të të gjithë luftëtarëve të tij i njeh…”.

Lexo po ashtu:  GJENERAL, PIRO AHMETAJ: “12 pikëpyetje kritike për sovranitetin me 12 milje detare” !

Përveç gjuhës amtare, Petruzi kishte thënë se Skënderbeu flet plotësisht turqishten, tatarishten, sllave, latinishten, persishten dhe Velshisten e se po ashtu e njeh mirë historinë e lashtë greke dhe romake.Nga Gjon Keka

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com