Televizioni opozitar serb ka transmetuar së fundmi një dokumentar mbi karrierën dhe politikën e Aleksander Vuçiç, president i Serbisë. Njeriu që sot drejtone Serbinë ka origjinën e vet politike në skajet e politikës së vendit të tij dhe strehën e parë pati radikalizimin karakteristik të viteve ’90.

Përmes mendimeve të disa gazetarëve, historianëve dhe politologëve, dokumentari ilustron lëvizjet e një kameleoni politik që mbeti megjithatë një aktor që abzuoi me këdo që i dha mbështetje. Jo një aktor kryesor, sepse përmes tij flet Sheshel, Millosheviç, apo edhe Putin, por dikush që e kërkoi gjatë pushtetin dhe që nuk e fshehur trasfigurimin e brendshëm kur e mori atë.

Nacionalizëm, populizëm, pragamtizëm, dredhi dhe huliganizëm, një vetëpropgandist që ka tipare të politikanëve që shohim sot, që anojnë apo priren të shfaqen si heronj, Aleksander Vuçiç duket, të paktën përmes këtij dokumentari se nuk i intereson asgjë ide, asnjë ideologji, asnjë e ardhme apo e shkuar, veç Pushtetit. Një individ i zhveshur nga çdo ndjesi, afeksion real, apo referim: vetëm Pushteti.

Lexo po ashtu:  Pse kruajmë kokën kur jemi nervoz ose konfuz?!

Është padyshim shumë e kapshme të shihet përmes këtij dokumentari ngjashmëria e karrierës së Vuçiç, akrobacive të tij politike me karrierat e shumicës së kodoshëve që zunë skenën politike të pas viteve ’90 në shumë vende të Europës që dikur quhej komuniste. Të gjithë përfaqësojnë një kohë rënieje, regresi demokratik, pavarësisht se Liria erdhi pas Luftës së Ftohtë me ofertën e vet ndoshta më bujare në Histori. Sot Serbia është vendi i Aleksandrit dhe asgjë më shumë se kaq.