Filmi shqiptar “Vdekja e kalit”, prodhim i vitit 1992 është përzgjedhur mes 20 filmave evropianë, që do të shfaqen falas për publikun në programin “ArteKino Classics” në kanalin arte.tv.

Shfaqja e këtij filmi është një ngjarje për kinemanë tonë dhe një nxitje për të ecur më tej në procesin e restaurimit dhe promovimit të filmit shqiptar.

Bazuar në një histori të vërtetë, “Vdekja e kali” ka veçantinë e të qenit drama e parë filmike shqiptare e realizuar pas rënies së regjimit komunist. Filmi është realizuar në vitin 1992 dhe mban firmën e regjisorit Saimir Kumbaro dhe me skenar të Nexhati Tafës. Në film interpretojnë Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Niko Kanxheri, Fitim Makashi, Tinka Kurti, etj.

Lexo po ashtu:  Luvri hapi dyert 3 ditë për 24 orë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *