Filmi shqiptar “Vdekja e kalit”, prodhim i vitit 1992 është përzgjedhur mes 20 filmave evropianë, që do të shfaqen falas për publikun në programin “ArteKino Classics” në kanalin arte.tv.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Shfaqja e këtij filmi është një ngjarje për kinemanë tonë dhe një nxitje për të ecur më tej në procesin e restaurimit dhe promovimit të filmit shqiptar.
Bazuar në një histori të vërtetë, “Vdekja e kali” ka veçantinë e të qenit drama e parë filmike shqiptare e realizuar pas rënies së regjimit komunist. Filmi është realizuar në vitin 1992 dhe mban firmën e regjisorit Saimir Kumbaro dhe me skenar të Nexhati Tafës. Në film interpretojnë Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Niko Kanxheri, Fitim Makashi, Tinka Kurti, etj.

