Një kapitull i ri po shkruhet në historinë e Kosovës. Veriu nuk është më i ndarë mes frikës dhe strukturave paralele serbe. “Top Story” sjell pamje ekskluzive nga zemra e veriut. Rrëfimet eksluzive nga ministra dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës. E vërteta e plotë e Banjskës dhe ura e re që lidh e jo ndan në një Mitrovicë që po rilind në normalitet. Kush ishte Milan Radojçiç, nga hajdut kasetofonash, u bë krimineli ordiner që terrorizonte veriun. Rëndësia politike dhe ekonomike e Veriut. Një sfidë e re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një “Story”, ky është “Top Story” dhe ky emision, do të jetë “On Top” Autore dhe moderatore: Grida Duma
