Lajmi i keq është se kjo teknikë mashtruese është shumë e lehtë për tu ekzekutuar dhe njerëzit po bien lehtësisht pre e saj.

Përdorimi i aplikacioneve të komunikimit dhe rrjeteve sociale ka është rritur ndjeshëm gjatë periudhës së izolimit të COVID-19.

Dhe asnjë platformë nuk ka parë rritje të madhe sa WhatsApp, përdorimi i të cilit u rrit me 40% në mbarë botën e në disa tregje edhe më shumë.

Gjatë kësaj periudhe të paprecedent që po jetojmë, krimi kibernetik gjithashtu është rritur. Nga phishing tek dërgimi i maluerëve, hakimet janë rritur javët e fundit.

Më alarmues është fakti se një mashtrim me WhatsApp i cili ka qenë aktiv që prej 1 vit, tashmë është rikthyer dhe po përdoret gjerësisht nga hakerët.

Lajmi i keq është se kjo teknikë mashtruese është shumë e lehtë për tu ekzekutuar dhe njerëzit po bien lehtësisht pre e saj.

Si funksionon ky mashtrim?

Është shumë e thjeshtë. Kur instaloni WhatsApp në një telefon të ri, platforma kërkon për një numër telefoni të cilin kur e vendosni merrni me SMS një kod që gjenerohet vetëm njëherë. Kështu provoni se numrin e keni ju nën posedim. Pasi të vendosni kodin mund të aksesoni llogarinë e të dërgoni e merrni mesazhe.

Lexo po ashtu:  Kjo pajisje e çuditshme do të zëvendësojë celularët shumë shpejt

Me këtë hakim një sulmues përdor një llogari të kompromentuar për tu kontaktuar miqve të tij. Në mesazhin e tyre hakerët i kërkojnë miqve të viktimës se kanë probleme me kodin 6-shifror dhe për këtë jua kanë dërguar atyre dhe duhet tu japin pas.

Në të vërtetë kodi 6-shifror është i viktimës dhe duke ja dërguar mikut të tyre ja kanë ofruar hakëreve.

Këshilla më e mirë, kurrë mos i dërgoni dikujt një SMS 6-shifror për asnjë arsye. Kur kodi dërgohet në telefonin tuaj, ai nuk duhet të largohet prej tij sepse është krijuar vetëm për telefonin tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *