Ka disa zëra sot që po i kujtojnë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka lëvizur prej pozicioneve të veta parimore me marrëveshjen e propozuar sipas draftit franko-gjerman.

Kërkohet që përmes të ashtuquajturit cedim të Kurtit të “rehabilitohet” Edi Rama, Baton Haxhiu, që shpallen këtu vizionarë të parakoshëm. Vjen kjo lloj lufte verbale paralel me një gjest fisnikërie të kryeministrit Rama që u shpreh se Kurti bëri gjënë e duhur dhe se askush nuk duhet ta akuzojë për tradhëtar.

Është e qartë se ata që sot shprehin një lloj dufi me Kurtin e kanë në fakt me suksesin e tij relativ që qëndron te fakti se askush nuk ishte në gjendje të mobilizonte lëvizje kundër negociatave të drejtuara prej tij.

Kritikat këtu janë nihiliste dhe personale për shkak se ato injorojnë faktin se dialogu i tanishëm me planin franko-gjerman përfaqëson një propozim ultimativ të BE-së, ai është sugjeruar në pararojë të sanksioneve dhe shtrëngimeve për të dy vendet dhe ndërkohë që flasim plani udhëhiqet nga parimet e Kartës së OKB-së, institucionalizon një kontratë të barabartë dhe nuk flet për shkëmbim kufijsh.

Lexo po ashtu:  ????? “? ?̧?? ??????” ??-??̈: ?’???? ????̈?????̈, ??? ????????̈ - ??̈?? ????̈ ?? ??????? ??̈??̈

Përtej kësaj, drafti, duan apo nuk duan ata që sot flasin kundër u katalizua edhe për shkak të qëndirmit të Kosovës për reciprocitetin kaq shumë të kundërshtuar dhe pas tensioneve paramilitariste në Veri, ndaj të cilave Prishtina qëndroi mirë dhe pa mbyllur derën e diskutimit.

Në finale, drafti ka qenë propozim i ndërmjetësve të huaj, që janë garantët e Integritetit dhe sovranitetit të Kosovës dhe ai nuk ishte një “paper” qarkulluar si monedhë false në media për t’u bërë mandej axhendë informale e kryeministrave dhe presidentëve që nuk e zbulojnë atë, por përpiqen të parakalojnë si mentor dhe etër të kombit.

Të gjithë e dinë se nuk ka një mërrëveshje të shkëlqyer, por Kosova dhe Serbia ulen në këtë tavolinë si të barabarta dhe me Asosacionin, sjellë në këtë kuadër, Beogradi merr në dorë një instrument eventual destabilizimi, por heq dorë nga çdo prerogativë juridike dhe politike për të drejtë mbi Kosovën. Asosacioni përmbën një problem në vetvete, por atë varet sesi do ta lexosh dhe menaxhosh, sidomos me faktin që me draftin, nëse firmoset, Kosova do bëjë patjetër sigurimin ushtarak dhe administrative të kufirit duke pastruar Veriun nga çdo njësi e fjetur ose aktive me synim subversiv. Dhe Serbia është e detyruar të mos ndëryjë më në punët e brendshme, veçse duke iu përmbajtur rrugëve diplomatike dhe Paqes, siç merr angazhim në atë draft.

Lexo po ashtu:  Konjufca: Falënderojmë Shqipërinë që na ndihmoi në arenën ndërkombëtare

s.zaimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *