Një monument dhe një toponim i ri në qytet për nderuar figurën e Nënë Terezës, shqiptares së famshme. E nxitur nga komuniteti shqiptar, administrata komunale e San Benedetto del Tronto në Itali ka filluar procesin për emërtimin e një zone të gjelbër në zonën “Viale dello Sport”. Aty, me shpenzimet e paguara nga një sipërmarrës me origjinë shqiptare, do të vendoset një statujë për të nderuar murgeshën që i dedikoi jetën njerëzve të varfër, e cila u nda nga jeta në vitin 1997 dhe u shpall shenjtore nga Papa Francesku në vitin 2016.

Kërkesa

Në fillim të muajit shtatorit në komunë u depozitua një kërkesë zyrtare nga Shoqata Shqiptare e San Benedetto del Tronto, e nënshkruar nga përfaqësuesi Vasil Nushi. E plotësuar më pas me një dokument tjetër, dokument në fakt që paraqiste në formë të shkruar një kërkesë të kahershme shqiptarëve të San Benedetos. Thënën ndryshe dëshira për të nderuar kujtimin e Nënës Shqiptare aktivitetet bamirëse të së cilës janë të njohura në mbarë botën, aq sa u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në 1979.

Lexo po ashtu:  U miratua në parim Koncept Dokumenti për Themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës

Një nga mbledhjet e fundit të këshillit u miratua procedura, si dhe u përcaktua vendi një zonë e gjelbër që do t’i kushtohet Nënë Terezës në një pikë në kryqëzimin e “Viale dello Sport“ dhe “Marina di Sotto”.

Leja

“Tani duhet pritur autorizimin nga prefekti “i cili do të shprehet – theksohet nga Komuna – duke pasur parasysh legjislacionin përkatës mbi trashëgimine arkitektonike dhe peizazhin. Sapo të përfundojë procesi, ajo hapësirë do të marrë zyrtarisht emrin e “Kopshtit të Shën Nënë Terezës së Kalkutës”, shkruan corrieradriatico.

Titulli i zonës së gjelbër do të vuloset me instalimin e një monumenti të ri. Një statujë e shenjtores që sipas informacionit nga komuniteti shqiptar do të realizohet falë një donacioni nga sipërmarrësi Kastriot Shkreta: pronar i kompanisë së pastrimit “Il Rapido”.

Kjo nuk është hera e parë që Shkreta kontribuon në komunitet. Në vitin 2018 ai pastroi vullnetarisht ambientet e muzeut Gjergj Kastrioti në Krujë. Kastriot Shkreta, nga fshati Derven i Krujës, prej vitesh merret me pastrime profesionale të llojeve të ndryshme në Itali. Të gjitha solucionet dhe mjetet ndihmëse për të pastruar ambientet e jashtme të muzeut i ka siguruar personalisht.

Lexo po ashtu:  Londra ‘pushtohet’ nga flamujt kuq e zi, shqiptarët marshim paqësor nëpër rrugë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *