Një qen i rrahur vjen në Tiranë
Një qen i rrahur vjen që të gjejë një karrike në samitin e Tiranës. Është një qen, i cili mban qaforen e presidentit të Serbisë, dhe i cili lëpiu me shpejtësi llumin, që pështyu kundër BE-së me një fjalor rruge në 1 dhjetor. Presidenti serb u mburravec se ai guxonte të shante dhe ta dënonte BE-në me refuzimin e tij për të marrë pjesë në samitin e Tiranës. Por presidenti i gjatë dhe mendjeshkurtër i Beogradit harroi që shtetet më të fuqishme të Europës, kur është fjala për sedrën e tyre të madhe prej fuqie globale, i përdorin burgitë e detyrimit, me të cilat ia shtërnguan qafën presidentit të vogël mburravec.
Burime nga Brukseli bëjnë të ditur se telefonata nga dy a tre dinosaurë europiane në mënyrë urdhërore i mbyllën gojën dhe e detyruan Vuçiçin në datën 5 dhjetor të shpallte se do të merrte pjesë në samitin e Tiranës.
Natyrisht vjen si qen rrahur. Ja autoportreti i bërë nga vetë presidenti serb në datën 5 dhjetor, kur i detyruar dhe i turpëruar njoftoi se kishte ndrruar pllakën e refuzimit dhe do të shkonte në samitin e Tiranës: ”Disa herë emocionet e mbysin njeriun. Une nuk jam, siç mendojnë shumë vetë, i çmendur, i pirë ose i lojtur dhe unë nuk jam krejtësisht budalla”.(“rs.n1info.com”, 5.12.2022)
Është autoportreti i një qeni të rrahur, të cilin e kapën nga qaforja dhe e sollën nga Beogradi në Tiranë./Shaban Murati/
Lexo po ashtu:  Në Kosovë 2.227 të shëruar nga koronavirusi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *