Protesta për Teatrin Kombëtar është përmbysur në mënyë absurde në planin argumentues. Edhe mediat pranë pushtetit të z. Rama nuk po vënë theksin te ndërtimi i një teatri të ri, por te dobia dhe nevoja e prishjes së teatrit aktual.

Godina ekzistuese po trajtohet si një objekt spitalor epidemik, që pasi ka mbaruar funksionin duhet asgjësur si kujtim i një kohe të errët. Lexoni se çfarë thotë kryeministri, të cilit i kanë shteruar argumentet dhe flet për mandat popullor dhe për ekskluzivitetin e pushtetit ekzekutiv për çështje të urbanisitikës.

…asnjë tjetër që s’ka mandat e kontratë me popullin shqiptar për të bërë detyrat që i takojnë një qeverie e një pushteti vendor, s’ka shans ta ndalojë veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv.
Unë besoj që kjo është një temë e ezauruar. Për mua personalisht është një temë, e cila ka shumë vite. Qëndrimi im është prej 20 vjetësh dhe nuk besoj të ketë pasur proces më të gjatë në historinë e këtij vendi.
Ky është një atribut ekskluziv i pushtetit ekzekutiv në qeveri dhe bashki dhe kthimi i një teme me karakter urbanistik në temë politike është vetëm një shterpësi. Unë nuk kam qenë asnjëherë prej 20 vjetësh me një bindje.
Nuk ka asnjë patate të nxehtë, por ka vetëm një proces që zhvillohet. Bashkia e Tiranës do të ekzekutojë gjithë projektin. Ne nuk e kemi thënë merreni prisheni, por merreni dhe ndërto

Lexo po ashtu:  Nuk jemi kah qajmë për ty, ti shko...

Është me të vërtetë e rrallë bindja 20 vjeçare për të prishur një godinë. Po populli që e ka mandatuar z. Rama e ndan vallë këtë bindje kaq këmbëngulëse?

Edhe sikur të pranojmë se godina nuk ka vlerë arkitektonike, ka histori.
Zoti Rama ka përsëritur disa herë se arti sot nuk vuan për objekte, se problemi i artit në Shqipëri janë artistët që mungojnë. Nëse është kështu kujt poi a ndërton teatrin e ri që thuhet se kushton 30 milionë euro?

Por pyetja kryesore është pse të mos ndërtohet një teatër gjetkë dhe të ruhet ky që është në cilësitë historike dhe funksionale që ka. Sepse do apo nuk do z. Rama dhe “kryetari” i Bashkisë, firmos apo nuk firmos Instituti i Ndërtimi, ai Teatër është funksional.
Ajo që habit më shumë në këtë histori është rreshtimi i disa artistëve pro prishjes, duke marrë rolin e një nëpunësi që i bindet një urdhëri administrativ. Lexoni se çfarë thotë Altin Basha që cilësohet si regjisor:

Lexo po ashtu:  Lufta e Kinës për rendin e ri energjetik. Lindja e Petrojenit

Nuk shoh ndonjë gjë dramatike në shembjen e asaj ndërtese dhe ndërtimin e një teatri. Do të ishte dramatike nëse aty nuk do të ndërtohej teatër. Për sa kohë marrim më shumë salla dhe teknologji.
Ka tri salla të mbyllura, një sallë të hapur një ka kapacitet 650, një 350 dhe 150 dhe do të përdoret një teknologji nga më të përparuarat në rajon. Është marrë për model teatri kombëtar bullgar dhe ai i Maqedonisë së Veriut.
Ka një kosto shumë të madhe, 10 milionë euro vetëm në teknologji. Do të jetë një teatër jo vetëm në parametra ndërkombëtarë por një teatër jashtëzakonisht funksional. Jemi në prag të një zhvillimi shumë të rëndësishëm kulturor në këtë vend. Produkti do të jetë teatri i ri i Shqipërisë

Nëse mund ta pyesësh z. Basha që di hollësi të projektit të ri se përse duhet që për një teatër të ri të paguhet fatura e prishjes së një godine aktuale, me siguri mund të thotë se këto çështje nuk i takojnë atij.
E sigurtë është se politika ka mobilizuar njerëzit e vet për këtë çështje, po ata që duan ta vendosin protestën në kontekst thjesht politik ose nuk duan të shohin, ose nuk kuptojnë. Kjo temë ka prekur ndjeshëmri qytetare dhe nuk ka asnjë zëdhënës partie ose jo ta klasifikojë atë si përballje militantësh dhe të jetë I besueshëm. Në fund të fundit, protesta për teatrin është ndër të rrallat ngjarje reale në një qytet ku hipokrizia është metër suksesi.

Lexo po ashtu:  OLIGARKU thërret rrëzimin e OLIGARKËVE/ “Shqipëria t’u kthehet shqiptarëve”, Ilir Meta bën thirrje për rrëzimin e regjimit të oligarkëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *