Dua Lipa vazhdon të dëshmojë sukseset e saj çdo ditë e më shumë.
Ylli shqiptar, e cila tashmë jeton dhe vepron në Mbretërinë e Bashkuar, ka arritur të zë vend sërish në top 10-shen e top listave amerikane. 24-vjeçarja është renditur e pesta në top-listën prestigjioze të Billboard, ‘Hot 100’, me projektin “Don’t Start Now”. Kjo renditje e grafikëve bazohet në shitjet, transmetimin në radio dhe internet në Shtetet e Bashkuara.
Ndër tjerash, bukuroshja ka arritur që të hyjë në top 10 të Billboard Hot 100 në vitin 2018 me hitin “New Rules”. Gjithashtu, edhe dy këngë të tjera të saj ishin në Billboard Hot 100 asokohe, “Scared to be Lonely” dhe “Blow Your Mind Mwah”.
“Don’t Start Now” përndryshe u lansua më 1 nëntor dhe është pjesë e albumit “Future Nostalgia”, i cili i plotë pritet të publikohet më 3 prill. Kënga ka kaluar shifrën e 170 milionë klikimeve në platformën zyrtare të Duas në YouTube.