Zakonisht duhen deri në 10 vjet për të zhvilluar një vaksinë … Si mund t’i besoj një produkti të realizuar vetëm në një vit?… Kjo është ajo që dëgjojmë në mënyrë të përsëritur këto ditë nga ata që e shohin me mosbesim shpejtësinë me të cilën bota ka arritur të prodhojë një vaksinë anti-Covid. Britanikja “The Guardian”, rendit 10 faktorët që tregojnë se si ishte e mundur të zhvillohej një vaksinë anti-Covid në më pak se një vit, pa e kompromentuar sigurinë dhe cilësinë.

Pjesërisht, ne ishim tashmë gati
Me pak përjashtim, vetëdija mbi një pandemi të mundshme kishte kohë që ishte përhapur globalisht. Ndaj qeveritë, institucionet dhe organizatat jofitimprurëse, po mblidhnin burime për ta përballuar atë. Kjo nuk e ka ndaluar pandeminë që të na godasë fort, por të paktën

ishin siguruar burimet ekonomike për kërkime. Ndërkohë kompani si Moderna, BioNTech apo Universiteti i Oksfordit, janë angazhuar prej vitesh në ndërtimin e sistemeve që lejojnë shumë shpejt zhvillimin e vaksinave, duke filluar nga kodi gjenetik i agjentëve.

Kina e identifikoi menjëherë patogjenin e ri
Zhvillimi i shpejtë i një vaksine anti-Covid, nuk do të ishte e mundur nëse studiuesit kinezë, nuk do të kishin identifikuar menjëherë një lloj të ri të koronavirusit, dhe nuk do të kishin bërë publike sekuencën gjenetika të ARN-së së saj. Zbulimi i bërë në janar nga Yong-Zhen Zhang, virolog në Universitetin Fudan në Shangai, i hapi rrugën kërkimeve për vaksinat.

Lexo po ashtu:  Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda: Aktakuza ndaj Grabovcit dhe të tjerëve për ‘Pronton’ konfirmohet

Pati financime me bollëk
Zakonisht duhen vite për të mbledhur fondet e nevojshme për zhvillimin e një vaksine. Por pasojat shumë serioze shëndetësore dhe ekonomike të pandemisë, bënë të qartë nevojën për

t’u përballur me urgjencën në një mënyrë të përbashkët dhe të menjëhershme. Në terma jashtëzakonisht cinikë:kushton më pak të investosh në kërkimin e një vaksine, sesa të durosh bllokime të pacaktuara në kohë.

Përshkrimi i testeve klinike mori një përparësi absolute
Studiuesit në gjithë botën, i kanë përqendruar studimet e tyre mbi Covid-19, duke i kushtuar çdo orë të ditës dhe natës hulumtimit të shkaqeve, efekteve dhe mjeteve të mundshme shëruese. Grupet kërkimore nga çdo vend kanë bashkëpunuar, duke lënë mënjanë interesat vetjake, për të arritur së më shpejt tek rezultatet që po shohim sot.

Testet farmakologjike nisën menjëherë
Për të njëjtat arsye, testet e vaksinave anti-Covid nisën menjëherë në pranverën e vitit 2020, dhe ndërsa testet e fazës 1 mbi sigurinë e përgatitjeve po kryheshin, u identifikuan vendet për kryerjen e testeve të tjera. Fazat 2 dhe 3, dëshmuan efektivitetin e tyre në parandalimin e sëmundjes.

Lexo po ashtu:  Promovohet "Leksioni Enciklopedik i Akademisë shqiptaro – amerikane", një vepër që përfshinë 352 akademikë shqiptarë

Ndryshoi mënyra e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave
Gati 5 vite më parë, kërkimi farmakologjik nisi t’i përshtatej mbledhjes së të dhënave të kryera tërësisht në një mënyrë elektronike, me tableta dhe kompjuterë. Deri vonë asgjë nuk konsiderohej më e besueshme, sesa një rekord mjekësor nëpër kartela. Por mbledhja e të dhënave në mënyrë dixhitale, bëri të mundur minimizimin e gabimeve dhe analizimin dhe shkëmbimin shumë më të shpejtë të informacionit pasi ai ishte mbledhur.

Nuk pati mungesë vullnetarësh për testet

Urgjenca e pandemisë dhe ndarja e dhimbje që shkaktoi Covid-19, tërhoqi një numër të madh qytetarësh, që e ofruan veten për sprovat ( madje duke pranuar të merrnin parasysh rreziqet për jetën). Pa zemërgjerësinë e tyre, tani nuk do të kishim asnjë vaksinë anti-Covid.

Nuk kishte mungesë të infeksioneve
Për të kuptuar nëse një vaksinë është efektive, është e nevojshme që rastet e infektimit të ndodhin në grupin e kontrollit, pra në grupin që nuk mori vaksinën por një placebo. Shumica e testeve në shkallë të gjerë filluan në fund të valës së parë.

Gjatë verës, “armëpushimi” i dhënë nga pandemia mundësoi ringjalljen e ekonomive, por ngadalësoi eksperimentet (pasi nuk kishte shumë mundësi për infektiv). Vala e dytë që ka ndikuar aq shumë për sa i përket jetës tonë, përshpejtoi edhe rezultatet e testeve, pasi vaksinat u testuan atje ku rreziku i infektimit rastësor ishte më i lartë.

Lexo po ashtu:  Gjermania merr frenat e dialogut, fton Kurtin dhe Vuçiçin në Berlin

Vaksinat e para, dëshmuan se funksionojnë shumë mirë
Sa më pak efektive të jetë një vaksinë, aq më shumë raste do të jetë e nevojshme të grumbullohen (midis atyre me placebo dhe të vaksinuarve), për të pasur prova të mbulimit të ofruar. Nëse një vaksinë ofron vetëm mbulim të pjesshëm, 13 raste në grupin e kontrollit dhe 7 midis vaksinuarve, nuk do të siguronin informacion të mjaftueshëm për mbrojtjen që shkaktonte, pasi ndryshimi mund të varet nga rrethana të ndryshme ose thjesht rastësore.

Procesi i miratimit ka qenë i vazhdueshëm dhe në kohë
Autoritetet rregullatore të vaksinave, si FDA për Shtetet e Bashkuara dhe EMA në Evropë, i analizuan të dhënat për testet, në një proces të vazhdueshëm rishikimi. Kështu, ditët e fundit, para se të aprovohej vaksina e Pfizer, mbetën pa u rishikuar të dhënat e fundit mbi provat e Fazës 3, dhe e njëjta gjë po ndodh në javët e fundit me vaksinat Moderna dhe Oxford-AstraZeneca. / Focus – Bota.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *