Tërmet politik ka shkaktuar në Austri, një filmim i fshehtë ku partneri i të djathtës radikale në koalicionin qeverisës zv/kancelari Hainc-Kristian Shtrahe i kërkon ndihmë financiare mbesës së një oligarku rus.

Videoja daton pak para zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit 2017, ku Partia e Lirisë u rendit e treta në zgjedhje, çka i mundësoi Shtrahes postin e zv/kancelarit.

Në bisedën e pergjuar në një vilë në ishullin turistik të Ibicës, Shtrahe i kërkon ruses të blejë gjysmën e aksioneve të një të përditshmeje të madhe vendase për të ndryshuar linjën editoriale në favor të partisë së tij. Kancelari austriak Sebastian Kurc njoftoi se ndërpret të gjithë marrëdhëniet me Shtrahen. Pas dorëheqjes së zv/kancelarit me shumë gjasë Austria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Vuçiq : Ekziston diçka që do ta dëshironim dhe diçka që është realitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *