Në shenjë nderimi, shteti i Iranit ka vendosur portretin e tij në një nga pullat postare ku lexohet “Na’im Frashëri Albanian Muslim. Persian Speaking Poet”.

Naim Frashëri ka shkruar , shkresa, përmbledhje, traktate e libra të ndryshëm edukativ e politik, sa që disa nga këto libra ende janë nëpër arkivat e Stambollit dhe të Teheranit, ende të pa përkthyera në gjuhën shqipe.
Në shenjë nderimi, shteti i Republikës Islamike të Iranit ka vendosur portreti e tij në një nga pullat postare.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Naim Frashëri i njohur si Rilindësi i kombit tonë shqiptarë, filozof, poet, dijetarë ideolog e njeri fetar, përveç se ka shkruan në gjuhën e vjetër shqipe dhe turke, ai është i njohur me shkrimet e tija poetike edhe në gjuhën Perse. Ka shkruar , shkresa, përmbledhje, traktate e libra të ndryshëm edukativ e politik, sa që disa nga këto libra ende janë nëpër arkivat e Stambollit dhe të Teheranit, ende të pa përkthyera në gjuhën shqipe.

Akademiku i çmuar Dr.Rexhep Qosja j, për Naim Bey Frashërin, shkruan se në përgjithësi ai “shquhet për një ndërtim shpirtëror, që në një pjesë i detyrohet gjuhës, letërsisë dhe filozofisë, së vjetër persiane.”

Lexo po ashtu:  Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla turke, po aq greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një

Poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, përveç se ka shkruar në gjuhën turke dhe greke, ka shkruar edhe në atë persiane. Kjo është dëshmuar nga vepra e tij poetike “Tehajjulat” dhe gramatika e gjuhës persiane për studiuesit e atyre që njohin turqishten. Ndërkohë, në librin e tij vihet re një persishte mjaft e mirë dhe e bukur në përdorim dhe nuk dallon aspak nga persishtja e iranianëve.

Për këtë arsye, poeti ynë kujtohet e nderohet edhe në ditët e sotme në Iran për kontributin e tij në këtë gjuhë, i cili e konsideroi një gjuhë të ëmbël në hyrje të gramatikës përkatëse.. /MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *