Njeriu më i pasur në botë Elon Musk ka krahasuar situatën në Donbas dhe Krime me Kosovën. Pronari i Teslas e mbajti këtë qëndrim në një postim në “Twitter”. Sipas tij, qytetarët e Donbasit e Krimesë duhen lënë të vendosin nëse duan të jenë pjesë e Rusisë apo Ukrainës. Për këtë ai ka hapur edhe një sondazh në llogarinë e tij.

“Le ta provojmë atëherë. Vullneti i njerëzve që jetojnë në Donbas dhe Krime duhet të vendosë nëse ata janë pjesë e Rusisë apo Ukrainës” – shkroi Musk.

Ndaj tij reagoi Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai e pyet Musk nëse po kërkon të legjitimojë pseudo-referendumet.

“Po përpiqeni të legjitimoni pseudo-referendumet që u zhvilluan nën kërcënimin e armëve në kushtet e persekutimit, ekzekutimeve masive dhe torturave? Zgjedhje e keqe” – shkroi Podolyak.

Por Musk ka një tjetër ide. “Jo. Unë po sugjeroj një votim nën mbikëqyrjen e OKB-së. (Ose zgjidhni entitetin ose vendin tuaj më të besuar) – u përgjigj ai.

Nuk e ka lënë me kaq këshilltari ukrainas. “A do të votojnë qindra mijëra të vdekur në Mariupol? Apo ata që kaluan nëpër kampe përqendrimi? Elon Musk ju krijoni raketa dhe ëndërroni të kolonizoni Marsin. Rusia krijon krematoriume të lëvizshme dhe ëndërron që ukrainasit të zhduken si komb. Nuk është çështje “votimi” – iu përgjigj ai.

Lexo po ashtu:  Qyteti shqiptar që zotërohet nga MAFIA

Madje edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka postuar një sondazh. Ai pyet a e duan më tepër Muskun që përkrah Ukrainën apo atë që përkrah Rusinë. Pas më tepër se 1 orë janë bërë mbi 916 mijë vota dhe 84.6% pëlqejnë Muskun që e do Ukrainën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *