Artisti Nicolas Bruno dokumenton përvojat e tij të hidhura në gjumë, duke e përdorur fotografinë surreale dhe konceptuale.

“Mund të torturoheni nga ankthet tuaja dhe gjëja më e keqe mund të jetë edhe brenda njerëzve më të mirë”, thotë Bruno që ka vuajtur nga paraliza e gjumit që nga mosha shtatëvjeçare. Deri në moshën 15 kjo i ndodhte çdo natë.

Duke e mbajtur një ditar të gjumit, Bruno ishte në gjendje t’i deshifronte ëndrrat e tij në simbole dhe t’i rikrijonte ato përmes fotografisë.

“Uji është element i madh në punën time. Të jesh nën ujë kjo do të thotë të jesh në gjumë, e mbi ujë të jesh i zgjuar. Kjo shpreh ndjenjën e të qënit në paralizën e gjumit, e cila ndodhë kur mbërtheheni mes zgjimit dhe fjetjes”.

Për të krijuar këto foto, Bruno e vendos kamerën e tij në një trekëmbësh dhe fotografon në intervale të programuara. Kjo do të thotë se është në gjendje të shfaqet shumë herë në të njëjtën fotografi, duke ndryshuar kostumet dhe duke lëvizur rekuizitat. Pastaj i thur imazhet në një.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Gjyshi plak dhe nipi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *