Drian Beqa është gjeniu i vogël shqiptar që jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë.

Ai ka zënë vendin e parë në Olimpiadën e Matematikës nga gjenerata e tij, nga 450 nxënës sa ishin gjithsej konkurrentë të përzgjedhur në kryeqytetin gjerman.

Fillimisht ai garoi në shkollën e tij, duke dalë i pari në detyrat e matematikës, pastaj në garat komunale konkurrenca ishte shumë e madhe, pasi që ka shumë shkolla gjermane në Berlin.

Nga të gjitha shkollat, ishin përzgjedhur 450 nxënës më të mirët, për të garuar në matematikë. Driani doli të jetë nxënësi më i mirë në këtë fushë, duke lënë pas vetes 449 nxënës.

Ai rrjedh nga një familje shqiptare, flet bukur shqip dhe e viziton Kosovën shpeshherë.

Lexo po ashtu:  1 qershor 2020 Shqipëria vend pa qese plastike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *