Drian Beqa është gjeniu i vogël shqiptar që jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ai ka zënë vendin e parë në Olimpiadën e Matematikës nga gjenerata e tij, nga 450 nxënës sa ishin gjithsej konkurrentë të përzgjedhur në kryeqytetin gjerman.
Fillimisht ai garoi në shkollën e tij, duke dalë i pari në detyrat e matematikës, pastaj në garat komunale konkurrenca ishte shumë e madhe, pasi që ka shumë shkolla gjermane në Berlin.

Nga të gjitha shkollat, ishin përzgjedhur 450 nxënës më të mirët, për të garuar në matematikë. Driani doli të jetë nxënësi më i mirë në këtë fushë, duke lënë pas vetes 449 nxënës.
Ai rrjedh nga një familje shqiptare, flet bukur shqip dhe e viziton Kosovën shpeshherë.




