Furore është një fshat në provincën Salerno, në Itali, që gjendet i fshehur në një fjord, brenda një qafe shkëmbore, që dikur për banorët lokalë ofronte mbrojtje nga kusarët.

Shumë kohë më parë, në këtë vend është ngritur një vendbanim pa shesh, me shtëpi të dendura, të ndërtuara prapa shkembinjëve, që nuk shiheshin nga deti – andaj, Furore njihet dhe si “fshati që nuk ekziston”.

Megjithatë, kur koha e kusarëve kishte perënduar, udhëheqësi i fshatit kishte vendosur që Furore të njihet botërisht. Ai kishte dhënë urdhër që secila shtëpi të ngjyrosej me ngjyra të ndezura – dhe kjo traditë është mbajtur deri në ditët e sotme. Banorët, çdo vit, i ftojnë artistët që t’i ‘dekorojnë’ ndërtesat e këtij fshati.

Atraksioni kryesor i fshatit Furore është fjordi, respektivisht Fiordo – që është një qafë e ngushtë shkëmbore, brenda se cilës ndodhen shtëpitë e vjetra të peshkatarëve, në fakt, pjesa më e vjetër e fshatit.

Sipas regjistrimit të vitit 2011, në këtë fshat jetojnë 810 banorë.

Lexo po ashtu:  Me vonesë, Ministria e Mbrojtjes: Kosova ka dalëzotësit e saj dhe ajo është e mbrojtur nga djemë dhe vajza brenda dhe jashtë institucioneve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *