Norvegji/ Themelohet qendra kombëtare kundër dezinformimit
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Për të pastruar se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo në rrjedhën gjithnjë e më të madhe të informacionit dhe lajmeve të rreme, shtypi norvegjez po bashkohet për një iniciativë të re për të luftuar dezinformimin.
– Vitet e fundit, kërcënimet ndaj themeleve kryesore në shoqërinë tonë janë rritur, ndër të tjera për shkak të tensioneve të reja gjeopolitike. Ndërkohë, zhvillimi i inteligjencës artificiale e ka bërë të lehtë dhe të lirë prodhimin masiv dhe përhapjen e dezinformimit, thotë Helje Solberg, drejtoreshë e lajmeve në NRK.

Shumë kompani mediatike dhe organizata të shtypit kanë propozuar krijimin e një “Qendre Kombëtare për Kritikë ndaj Burimeve të lajmit”, me qëllim forcimin e rezistencës së popullit ndaj lajmeve të rreme dhe propagandës. Ky propozim tashmë i është paraqitur qeverisë norvegjeze.
A nuk do të duhej edhe Qeveria e Kosovës, së bashku me mediat e pavarura, të ndërmerrte një hap të tillë? Sepse populli i Kosovës është jashtëzakonisht i bombarduar nga lajmet e rreme dhe propaganda që synojnë të manipulojnë opinionin dhe të përçajnë shoqërinë, në kohën kur Serbia hapur, me diplomaci e me ushtri, po kërcënon Kosovën.
MekuliPress fton Qeverinë dhe mediat e pavarura të fillojmë me një projekt të tillë kombëtar, sa më parë.
/Gëzim Mekuli/




