“Njerëz të humbur” – Bijtë e shqipes është pjesë e maratonës humanitare kushtuar kohë më parë tragjedisë së Gërdecit dhe është interpretuar në mënyrë fantastike nga Reshat Arbana. Krahas përkushtimit për të rënët në tragjedi, kjo poezi mund të përdoret edhe për mërgimin, për gjithë bijtë e larguar që nënat i kërkojnë me mall. Mund ta gjeni në YouTube interpretimin madhështor nga i madhi Reshat Arbana. Është e sigurtë që do t’ju emocionojë pamasë.

 

“Njerëz të humbur”
Një piskamë tokën ka lëkundur
Kërkon shqipja djemt e humbun
Nana thrret, djali s’përgjigjet,
Zemra e nanës flakë po digjet.

Kur nanë lokja i bzan t’birit
Shkrep rrufeja n’kupë t’qiellit
Retë e zeza nisin tërbohen
Breshër lotësh mbi dhe’ lëshohen

Thirrja e nanës t’rrëqeth mishin
Duhma e saj thellë të djeg shpirtin
Thirrja nanës t’futë gjallë n’dhe
Bir i nanës, fol mor ku je?

O shqiptar që aq shumë vuajte
N’emër t’Zotit po t’baj një lutje
Nëse ndodhesh ndokund gjallë
Thuja nanës bir, veç një fjalë.

Lexo po ashtu:  Një rrëfim i drithërues për tradhëtinë nga Guy De Maupassant

Fol me nanën pash të madhin Zot,
Mos e len t’mbytun n’lot
Se i shkoi moti veç me vaj
Krue loti n’sytë e saj.

Ditë e natë mendja n’ty
Loti i mallit, pikë gjaku n’sy
I gurit dhe e ban copa
I bjen votres dhe cachet toka.

N’qofsh gjallë birë, ngjoma thirrjen,
Mos ia kthe nanë lokes shpinën.
Ktheje bir kryet prej mëmëdheut
Fol me nanën,
Fol mor burr i dheut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *