Arkivat kanë nxjerrë së fundmi patriotizmin që aq shumë e donte Fan Noli. Në disa dokumente të publikuara në Facebook, eksperti i krimeve të rënda, Gjon Junçaj vë në dukje se Noli dikur, në vitin 1911 nuk ka pranuar të quhej turk.

Junçaj thekson më tej se siç paraqitet në fotot e publikuara, shkrimtari mjaft i dashur për shqiptarët ka korrigjuar gjithashtu edhe dokumentet e paraqitura nga oficeri teksa Noli po vizitonte Amerikën.

“Nga arkivat e SHBA. Ardhja e regjistruar e Fan Nolit për një vizitë në Shtetet e Bashkuara në daten 15-12-1911. Noli është regjistruar me këto detaje: 32 vjeç, 165 cm i gjatë, profesion – klerik, duke vizituar Faik Bey Konitza në Boston.

Kombësia? – Turkey (Turqi)

Raca etnike?- Oficeri fillimisht shkrua “Turkey”.

Ky foto tregon se sigurisht Fan Noli e korrigjon dhe thotë, “Jo Turqi, ALBANIA “

“Fan Noli – Shqiptar i vërtetë” – shkruan eksperti i krimeve.

Lexo po ashtu:  Nga një fuqi botërore në një fuqi rajonale: Pse u shemb Perandoria Spanjolle?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *