A jemi duke u përpjekur çdo ditë ti tregojm vetes se sa e bukur është bota në të vërtetë? A jemi duke u përpjekur çdo ditë që ti tregojm vetes se sa fatlum jemi? Sepse nëse ne jemi duke e bërë këtë përpjekje, ne mund të jemi të sigurtë se ditët tona janë duke u bërë më të bukura, më të suksesshme, dhe më produktive se asnjëherë më parë. Por nëse ne ende jemi duke i shpenzuar ditët tona duke u ankuar, frustruar dhe shqetësuar rreth barrës tonë të madhe në jetë, të shqetësuar rreth luftës tonë të madhe në jetë, të shqetësuar se nga do të vijë rriska jonë e ardhëshme e bukës, të shqetësuar se çka janë duke bërë të tjerët rreth nesh – sepse ata nuk janë duke bërë asgjë në mënyrë të drejtë, natyrisht, duke u bazuar në gjykimin tonë.

Asnjëherë nuk e kam takuar dikë i cili i ka bërë të gjitha gjërat sipas mënyrës të cilën unë kam menduar se duhet të bëhen.

Lexo po ashtu:  NASA sjell imazhe të reja nga Marsi

Por nëse ne kemi bërë përpjekje për ta pranuar vërtetë se gjithçka gjendet brenda nesh, dhe për shkak të kësaj, ne do të jemi të inkurajuar të bëjmë diçka rreth kësaj.

Ne nuk do të jemi më disfatist. Ne nuk do të jemi më qaraman. Ne nuk do të kemi nevojë të ankohemi më për botën, për familjen tonë, për të afërmit dhe për armiqtë. Ne nuk do ta kemi më këtë nevojë, sepse ne do ta pranojmë vërtetë se nuk është faji vetëm tek ata.

Serenity Association

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *