Kur themi “afrodiziakë” mendojmë në mënyrë të pandërgjegjshme për llojet e pijeve apo ushqimeve që ndikojnë në jetën seksuale. Por, afrodiziaku më i fuqishëm gjëndet brenda në imagjinatën tonë…FANTAZIA.

Ne duhet ta përdorim këtë instrument, sa herë që mundemi, për të kaluar nga rutina e zakonshme në intimitetin e këndshëm dhe joshës, atë që s’njeh tabu e as rregulla.

1-Përdorni seksin “oral”: Kur themi “seksin oral”, mos kuptoni vetëm atë që shumë njerëz e bëjnë. E kemi fjalën për të biseduar dhe dëgjuar njëri-tjetrin me një nivel të ri intimiteti. Të ndani me njëri-tjetrin fantazitë seksuale, sado të ndaluara të duken ato. Një dialog intim mund të jetë po aq seksi, sa edhe vetë akti. Kjo ndodh sepse imagjinata do të nisë të punojë.

2-Zhvilloni “rituale” sensuale: Këto janë pa fund dhe të ndryshme për çifte të ndryshme, por ju mund të provoni të bëni dush bashkë, të bëni masazh reciprok, të lexoni diçka veçanërisht, literaturë sensualisht ose seksualisht provokative. Këto rituale dhe të tjera si këto, që gjithkush i sajon me fantazitë e tij, ndërtojnë ura për të kaluar nga obligmi në dëshirën për të qenë sa më intimë. Të bëra mire, ato e rritin tensionin seksual.

Lexo po ashtu:  Ke dëgjuar ndonjëherë për meditimin orgazmik? Teknikë që mësohet edhe online

3-Luani role të ndryshme me njëri-tjetrin: Pretendoni se nuk e njihni njëri-tjetrin. Merreni partnerin / partneren për një person tjetër. Mos kini frikë të thyeni tabu: duke luajtur “role”, ju do të zbuloni disa aspekte të reja të vetes dhe të partnerit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *