Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka deklaruar nga Novi Sadi se Serbia nuk do ta njohë Kosovën pa fituar diçka

Vucic duke dërguar mesazh Qeverisë kosovare, ka thënë se Serbia nuk mund ta njehë Kosovën pa fituar asgjë, sipas tij duhet t’i jepet diçka.

“Çfarë ultimatumi? Që ne të detyrohemi t’i pranojmë, e të mos fitojmë asgjë? Nuk ka gjë prej kësaj”, është shprehur Vucic para gazetarëve kur e pyeten për kërkesën e Qeverisë së Kosovës për njohje të pavarësisë.

Vucic tutje ka shtuar se Albin Kurti është kërcëbnuar seriozisht nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit Amerikan për heqjen e taksës, ai tha se për këtë u është mirënjohës amerikanëve.

“Absolutisht po. Uashingtoni është absolutisht serioz me dëshirat e tij për heqjen e taksës nga ana e Prishtinës dhe unë u jam mirënjohës njerëzve në Shtëpinë e Bardhë, në radhë të parë, dhe në Departamentin e Shtetit” u ka thënë Vucic.

Kujtojmë se i dërguar i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell i ka thënë kryeministri Kurti se po e bën një gabim shumë të rënd ndaj Amerikës duke mos plotësuar dhe respektuar kërkesat e tyre që kanë për taksën dhe masat ndaj Serbisë

Lexo po ashtu:  Dëshmia e rrallë e vitit 1921/ Kur Fan Noli denonconte në mediat franceze Serbinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *