Ernesto Galli della Loggia

Që gazetat print janë të destinuara të zhduken mund të jetë e vërtetë, por edhe mund të mos jetë. Është fakt që, sipas sondazheve të fundit të “New York Times”, kjo gazetë ka rreth 1 milion të abonuar në versionin e saj në letër. Është gjithashtu e vërtetë që në versionin online, të abonuarit arrijnë shifrën 3.3 milionë, një sukses ky që është i mundur, sipas analistëve, për faktin se pas online-it qëndron marka prestigjioze e gazetës së printuar. Të gjitha gazetat e tjera amerikane vetëm online, si p.sh. BuzzFeed, ia dalin edhe falë klikimeve të reklamave.

Duke parë realitetin italian, e shoh me vend të bëjmë disa pyetje. Mbi të gjitha: si mundet që, çdo mëngjes për orë e orë (por edhe pasdite dhe në mbrëmje gjërat nuk ndryshojnë shumë), çdo transmetim, radio dhe televizion – pra pikërisht media elektronike që konsiderohet fituese e sigurt e garës me versionin print – praktikisht jeton, nëse mund të thuhet kështu, në kurriz të gazetave? Ato citojnë dhe përmbledhin artikujt, bëjnë komente mbi to, intervistojnë autorët, diskutojnë editorialet, nxiten nga lajmet e tyre për programet e veta?

Lexo po ashtu:  “Merr para nga serbët dhe shpërndan lajme të rreme”, gazetari rrëfen të vërtetën për “Klan Kosovën”: I shërben Beogradit!

Dhe si mundet, sipas asaj që është e dukshme, nëse nuk do të kishte gazetarë dhe komentues të gazetës së shtypur, do të ishte e vështirë të organizohej edhe një nga pesë ose gjashtë emisione televizive që transmetohen çdo natë, si dhe shumë programe të tjera? Ndoshta është çështje e formatit dhe traditës: në përgjithësi, programet radio-televizive, në të vërtetë – duke filluar nga lajmet, por edhe emisionet talk shoë, nuk preferojnë të paraqiten me një pikëpamje specifike të vetën, duke zgjedhur të shfaqen neutrale. Por nëse neutraliteti është thelbësor për të siguruar atë që ne e quajmë lajm i plotë, informacioni ka përbërës edhe opinionet, dhe këto, natyrisht, nuk mund të jenë neutrale. Kjo është arsyeja pse ndoshta, gazetat dhe gazetarët  printit ende e kanë të ardhmen përpara. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *