Ambasadori i Rusisë në Suedi doli nga korniza e diplomatit, kur u pyet për sanksionet e Perëndimit në rast të një invazioni në Ukrainë.

Më falni gjuhën, por ne as na plas fare për sanksionet”, tha Viktor Tatarintsev për të përditshmen e Stokholmit, Aftonbladet.

SHBA, Britania dhe BE-ja kanë kërcënuar të gjitha se do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë nëse ajo pushton Ukrainën. Moska, nga ana tjetër, vijon të ngulë këmbë se nuk ka ndërmend të sulmojë vendin fqinj, pavarësisht se SHBA thotë se në kufirin lindor janë vendosur rreth 130 mijë trupa ushtarake ruse.

Tatarintsev akuzoi SHBA-në dhe NATO-n për nxitje të tensioneve në Evropë. “Zgjerimi i NATO-s është kërcënimi më i madh për Rusinë”, thotë ai.

Rusia vijon të kërkojë me insistim garanci që NATO-ja nuk do të zgjerohet në Lindje të Europës, çka do ta bënte të pamundur anëtarësimin e vendeve si Ukraina në aleancën ushtarake perëndimore.

Lexo po ashtu:  Kurti: "Ata që merren me Vulinin që të mos merren me Vuçiqin, teksa fajësojnë vetëm Slobodanin, bëjnë edhe dëm përveçqë e kanë gabim."

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *