Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini nuk e ka përjashtuar karantinën totale në Shqipëri. Kjo do të ishte një masë që do të jepte goditje dërrmuese për brezin e tanishëm dhe jo më për një periudhë afatshkurtër.

“Çdo 2 javë vlerësojmë indikatorët sa i përket rasteve pozitive, vdekjeve, shtrimeve spitalore, shërimeve…etj. Ky monitorim na vë para përgjegjësisë sa i përket masave. Edhe në rajon dhe në botë po i rikthehen masave. Për shkak të këtyre indikatorëve që kanë kaluar në një nivel të lartë alerti kemi vendosur kufizim të bareve dhe restoranteve dhe kufizim të lëvizjes përtej orës 22:00. Duam ta minimizojmë transmetimin e infeksionit sa kemi mundësi nëpërmjet këtyre masave, për të mos shkuar në ekstrem.

Duhet të theksohet që karantina kombëtare dhe gjeografike do të shfrytëzohen për të ulur transmetimin e infeksionit si shans i fundit. Kjo duke vlerësuar dhe situatën ekonomike. Karantina le të themi se do lihet në fund kur të jenë ezauruar dhe shfrytëzimi i kapaciteteve spitalore. Duhen ezauruar dalëngadalë skenarët për të marrë më pas dhe masat nga një nivel i moderuar te një nivel më i lartë.

Lexo po ashtu:  The Independent: Shqipëria, mes destinacioneve origjinale për t’u vizituar

Jemi duke vlerësuar të gjitha masat lehtësuese që kanë qenë deri në këto moment dhe duke parë rritjen e rasteve. Janë duke u vlerësuar të gjitha subjektet. Transporti është një element i domosdoshëm por vendosja e maskës si një masë e vetme nuk duhet të kuptohet si e vetme. Janë vendime që do merren në dinamikë varësisht situatës”, tha Tomini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *