Vetëm 30 për qind nga 800 kallëzime penale për rastet e korrupsionit dhe krimit ekonomik të dorëzuara në prokuroritë kanë përfunduar me aktakuza.

Por edhe ato që po ngritën po hidhet poshtë, ose po përfundojnë me vendime lirues, ose dënime minimale.

Nga IKD-ja dhe nga GLPS-ja thonë se rastet e pakta të trajtuara të korrupsionit, janë si pasojë e mungesës së aktakuzave të forta dhe të bindshme nga prokurorët jo profesionistë, të cilët nuk po tregojnë seriozitet dhe përkushtim ndaj këtyre rasteve.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj në një prononcim për Ekonomia Online thotë se 70% e rasteve mbyllen në prokurori dhe që nuk kanë një kontroll gjyqësor.

Gjithashtu ai thotë se mundësitë e keqpërdorimit nga ana e prokurorëve janë shumë të mëdha ku ato mbahen jashtë syrit të publikut.

“Në vitin 2019 në mars IKD-ja kishte publikuar raportin nga monitorimi i 3 viteve të fundit të sistemit të drejtësisë ku kishte dalë me statistika mbi 70% të rasteve mbyllen në prokurori dhe më e keqja është se këto raste mbyllen pa kontroll gjyqësor dhe nënkupton që prokurorët janë të zot dhe ata vendosin nëse do ta hapin një rast apo ta mbyllin dhe askush nuk i kontrollon”.

Lexo po ashtu:  Vuçiç në Bosnjë: S’e kuptoj refuzimin për ‘Ballkanin e Hapur’

“Mundësitë për keqpërdorim të autorizimeve nga ana e prokurorëve janë shumë të mëdha ku dihet edhe fakti se këto lëndë janë jashtë syrit të publikut dhe larg organizatave joqeveritare dhe mbylljes hermetik që i ka bërë sistemi prokurorial këtij sistemi andaj është e domosdoshme që të kemi kontroll gjyqësor dhe në anën tjetër edhe informim më të shumtë të publikut sidomos në rastet e korrupsionit. Që nga shpallja e pavarësisë nuk kemi asnjë zyrtar të profilit të lartë të dënuar me aktgjykim të formës të prerë për korrupsion dëshmon mjaftueshëm që Kosova ka dështuar keq në luftën kundër korrupsionit”, thotë ai.

Sipas Miftaraj ndërhyrjet politike në drejtësi janë një sekret publik, por ai thotë se kohëve të fundit Kosova në raportet ndërkombëtare ka filluar të quhet shtet i kapur.

Ai thotë se duhet të jetë prioritet një ndryshim i shpejtë në drejtësi.

Madje Miftaraj thotë se Prokurorët që prishin rastet ata të njëjtit po ngriten në detyrë.

Lexo po ashtu:  Dorëzohet ankesë në Këshillin e Mediave të Shkruara kundër Parim Ollurit dhe portaleve tjera si GazetaExpress, Metro, Insajderi etj...

“Në Kosovë për shkak të mungesës të provave efikase dhe vlerësimit të perfomancës e disiplinimit kemi ardhur në një gjendje ku prokurorët që prishin raste ata të njëjtit ngritën në detyrë dhe krejt kjo mungesë e kontrollit dhe e mbikëqyrjes sigurisht se na ka sjellë në një gjendje se kur do të ketë rezultate në luftën kundër korrupsionit por jo për rezultate konkrete”, thotë ai.

Sipas tij, nga të gjitha rastet e kallëzimeve penale që gjatë një viti pranojnë prokuroritë në nivel vendi, rreth 40 për qind i hedhin poshtë pa zhvilluar fare hetime. “E nga këto hedhje të kallëzimeve penale amnistohen politikanë dhe zyrtarë të korruptuar”.

Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) thotë se përqindja e vogël vjen si pasojë e mungesës së vullnetit të faktorit njeri për t’i ndjekë rastet e korrupsionit.

Ndërsa për mungesën e aktakuzave të forta dhe të bindshme, sipas saj, tregon jo profesionalizëm dhe jo seriozitet e përkushtim të kërkuar për trajtimin e këtyre rasteve.

Lexo po ashtu:  Franca me dallavere/ Presidenti francez Macroni refuzon t’i quajë gjenocid mizoritë ruse në Ukrainë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *