Qyteti i Nurembergut në Gjermani ka vendosur të investojë për konservimin e godinave të kohës naziste përmes një fonid prej 85 milionë eurosh.

“Është e rëndësishme për ne që të bëjmë gurët të flasin. Jo do të thotë të shpjegosh historinë pas tyre, të jesh transparent dhe përherë të këmbëngulësh ndaj “kurrë më” në këtë histori dhe në fund të udhëheqësh njerëzit duke u dhënë të gjithë informacionin”, është shprehur Julia Lehner, drejtoresha për Kulturën në qytetin e Nurembergut.

Nisma është mbështetur edhe nga komuniteti hebraik duke marrë kështu një konsensus mbi një proces që bart rrezikun e riaktualizimit politik të godinave me simbolikë historike. Nisma na sjell në mendje mënyrën sesi i trajtuam Ne në Shqipëri objekte të koëhs së komunizmit, për të cilin sot brezi i ri di thuajse asgjë. Dhe na ilustron sesa e dështuar është mënyra jonë e të mësuarit, pse kujtesa jonë infektohet vijimësisht nga predikimi politik i ditës dhe pse elitat gjallojnë kaq rehat në amoralitet.

Lexo po ashtu:  Sistemi “Patriot” në Ukrainë, Rusia: Pasoja të paparashikueshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *