Sipas një organizate, në Britaninë e Madhe, obeziteti shkakton më shumë raste të prekur nga kanceri sesa pirja e duhanit.  Studimi i kryer, thotë se kanceri që prek zorrët, veshkat apo mëlçinë, ka më shumë gjasa të shkaktohet nga mbipesha se sa nga duhanpirja. Duhet theksuar se pirja e duhanit mbetet shkaku kryesor parandalues ​​i Kancerit në përgjithësi.

Por ndërkohë që normat e pirjes së duhanit po zvogëlohen, obeziteti po rritet, dhe ekspertët e shëndetësisë bien dakord, me këto rezultate. Ndërsa lidhja mes obezitetit dhe kancerit është e vendosur mirë, mekanizmat biologjikë prapa tij ende nuk janë kuptuar plotësisht.

Por sipas studimeve të kryera qelizat e yndyrës prodhojnë hormone shtesë dhe rrisin faktorët që bëjnë të mundur krijimin e qelizave kanceroze. Aktiviteti fizik ndoshta luan një rol gjithashtu, thonë ekspertët. Të jesh mbipeshë nuk do të thotë që një person definitivisht do të preket nga kanceri, por do të rrisë rrezikun për t’a aktivizuar atë.

Gjithashtu, sipas studimeve të kryera në lidhje me kancerin në Mbretërinë e Bashkuar, 13 lloje të ndryshme kanceri janë të lidhura me obezitetin, ku mund të përmendim kancerin e gjirit, që kryesisht prek gratë pas menopauzës, kancerin e zorrëve, pankreasin, kancerin në mëlçi, veshka, stomakun e sipërm, fshikëzën e tëmthit, kancerin në mitër, vezore, tiroide, kancerin e gjakut, si dhe atë të trurit.

Lexo po ashtu:  Alkooli, uthulla dhe sapuni: janë produkte që vrasin bakteret apo viruset?

Lidhja midis obezitetit dhe kancerit dallohet kryesisht vetëm tek të rriturit, edhe pse një peshë të rëndësishme ka dhe obeziteti tek fëmijët.

Prof. Linda Bauld, ekspertja e parandalimit të kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se qeveria duhet të bëjë më shumë për të trajtuar problemin e obezitetit në Britaninë e Madhe.

“Ndërsa ne jemi shumë të vetëdijshëm për rreziqet shëndetësore që lidhen me pirjen e duhanit, shumë pak përpjekje janë bërë për trajtimin e obezitetit, i cili tani është një shkak i madh i kancerit”, është shprehur ekspertja Linda Bauld.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *