Pandemia me koronavirus është duke pasur ndikim të madh në vendet e varfra andaj shtetet e pasura duhet t’i kushtojnë vëmendje kësaj situate, ka thënë i dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sëmundjen Covid-19, që shkakton ky virus, David Nabarro.

“Në njërën anë është sëmundje që është e lidhur me rreziqe serioze të vdekjes dhe në të njëjtën kohë, shtetet e varfra nuk kanë burime, qoftë në aspektin e shërbimeve shëndetësore, apo masave tjera mbrojtëse”, ka thënë ai.

Si rezultat, ka shtuar ai, të ardhurat e njerëzve janë duke u zhdukur brenda natës.

“Është e habitshme shpejtësia e varfërisë me të cilën përballen njerëzit, kur iu kërkohet të ulin aktivitetin ekonomik, në mënyrë që të ndalin përhapjen e virusit”, ka deklaruar ai.

“Kam dëgjuar nga disa komunitete në Azi, ashtu sikur edhe në Afrikë dhe Amerikën Latine, ku është rritur shpejt varfëria ekstreme, dhe supozoj se ne do të shohim që kjo pandemi do të ndikojë në rritje të kequshqyerjes të nivelit që nuk e kemi parë për dekada”.

Lexo po ashtu:  Nëse bie Ukraina, Rusia do të parkohet në portin e kryeqytetit të Moldavisë

Deklarata e tij vjen në ditën kur numri i rasteve të infektuarve me këtë virus në botë ka arritur në mbi 5 milionë. Numri i saktë i të infektuarve besohet se është më i lartë për shkak të ndryshimit të testimeve brenda shteteve, vonesave dhe mosraportimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *