Organizata Botërore e Shëndetësisë mund të trajnojë stafin mjekësor të Kosovës për trajtimin e rasteve me COVIF-19, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në një njoftim nga MSH-ja bëhet e ditur se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, priti sot përfaqësuesit e Zyrës Regjionale të OBSH-së, udhëhequr nga Ardita Tahirukaj dhe përfaqësuesen e Zyrës së OBSH-së për Kosovë, Isme Humolli, me të cilat diskutoi për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit për menaxhimin e COVID-19.

“Përfaqësuesit e OBSH-së shprehen gatishmërinë për të përkrahur Ministrinë e Shëndetësisë në të gjitha sferat, përfshirë edhe menaxhimin e çështjeve shëndetësore përveç COVID-19. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për asistencën që OBSH-së e cila mund të sigurojë në trajnimin e stafit mjekësor kosovar për trajtimin e rasteve me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:  Përhapet varianti i ri i koronavirusit. Suedia, Kanadaja dhe disa vende të BE konfirmojnë raste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *