Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandoi të martën që njerëzit që kanë simptoma të COVID – 19 të shmangin marrjen e ibuprofenit, pasi zyrtarët francezë paralajmëruan që ilaçet anti – inflamatore mund të përkeqësojnë efektet e virusit.

Paralajmërimi i Ministrit të Shëndetësisë Veran, erdhi pas një studimi të publikuar nga revista mjekësore “The Lancet”, që hipotetizonte se një enzimë e ngritur nga ilaçet anti – inflamatore si ibuprofeni mund të përkeqësonte COVID – 19.

I pyetur rreth studimit, zëdhënësi i OBSH, Christian Lindmeier, u tha gazetarëve në Gjenevë se ekpertët e organizatës po kryenin hetime të mëtejshme.

“Ndërkohë, ne rekomandojmë që të përdorni paracetamol në vend të ibuprofenit, dhe të mos ta përdorni këtë të fundit si një trajtim të vetë – administruar. Kjo është e rëndësishme”, tha ai.

Lindmeier shtoi se nëse ibuprofeni “ ju jepet me recetë nga mjeku, atëherë, sigurisht, kjo është në dorë të tyre”.

Lexo po ashtu:  Cigaret elektronike po aq të dëmshme sa cigaret tradicionale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *