Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandoi të martën që njerëzit që kanë simptoma të COVID – 19 të shmangin marrjen e ibuprofenit, pasi zyrtarët francezë paralajmëruan që ilaçet anti – inflamatore mund të përkeqësojnë efektet e virusit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Paralajmërimi i Ministrit të Shëndetësisë Veran, erdhi pas një studimi të publikuar nga revista mjekësore “The Lancet”, që hipotetizonte se një enzimë e ngritur nga ilaçet anti – inflamatore si ibuprofeni mund të përkeqësonte COVID – 19.
I pyetur rreth studimit, zëdhënësi i OBSH, Christian Lindmeier, u tha gazetarëve në Gjenevë se ekpertët e organizatës po kryenin hetime të mëtejshme.

“Ndërkohë, ne rekomandojmë që të përdorni paracetamol në vend të ibuprofenit, dhe të mos ta përdorni këtë të fundit si një trajtim të vetë – administruar. Kjo është e rëndësishme”, tha ai.
Lindmeier shtoi se nëse ibuprofeni “ ju jepet me recetë nga mjeku, atëherë, sigurisht, kjo është në dorë të tyre”.




