OKB-ja raporton se në kohën e sotme numri i fëmijëve që janë me mbipeshë tejkalon numrin e fëmijëve nënpeshë. Sipas UNICEF, ky është rasti i parë kur mbipesha tejkalon nënushqyerjen për fëmijët e moshës së shkollës duke qenë i pari një formë e kequshqyerjes mes të rinjve nga mosha 5-19 vjeç.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sipas raportit të publikuar, që nga viti 2000 numri i fëmijëve nën peshë ka rënë nga 13% në 9.2% me të dhënat e marra në 190 vende. Në të njëjtën periudhë mbipesha është trefishuar nga 3% në 9.4% duke e çuar numrin global të fëmijëve mbipeshë në 391 milionë.
Pjesa më e madhe e këtij fenomeni shfaqet në vende me të ardhura të larta, me shkak kryesor ushqimet e hiperprocesuara.

