Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar në mënyrë joformale për momentin se do të shkurtojë 25% të forcës  së vet të kaskave blu.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Shkurtimet, të njoftuara nga zyrtarë të OKB-së në kushte anonimati, prekin edhe stafet dhe misionet civile, në total për një numër prej 13 000- 14 000 trupash.

Vendimi është i detyruar nga fondet e tërhequra prej SHBA, që mbulonin rreth 26% të shpenzimeve të organizatës, ndërkohë që Kina mbulon 24%.

Aktualisht SHBA, në bazë të angazhimeve të veta për pagesa që nuk janë vullnetare, i detyrohet OKB-së për dy vite fiskale, një shifër prej 2.8 miliardë dhe ka premtuar të paguajë 680 milionë dollar.

Lexo po ashtu:  Paga, shtëpi, banesa e tokë- Pasuria rreth gjysmë milionëshe e Valdete Dakës