Oksigjeni i ushtrisë dhe nacionalizmit serb është opozita, media dhe analistët servilë në Kosovë

Gëzim Mekuli

Nuk është aspak e habitshme që Serbia provon të futet në Kosovë, sidomos kur opozita në vend sulmon hapur Ushtrinë dhe Policinë e Kosovës. Kur vet shqiptarët, (pa)kryeredaktorët e mediave dhe opozitarët tallen me kapacitetet tona ushtarake, Serbia merr zemër.

Si mund të mos e provojë Serbia, kur shikon që opozita e Kosovës, në vend se të bashkohet përballë agresionit të jashtëm, i shërben interesave serbe duke propaganduar për të rrëzuar qeverinë për një copë pushtet?

Të nderuar lexues,

Propaganda e mediave të korruptuara të Kosovës po bën më shumë për Serbinë sesa vet agjentët serbë. Kur opozita shpërndan informacione të brendshme, luftë speciale, propagandë dhe i tall forcat tona me “pasul e me yogurta”, Vuçiçi merr zemër e nuk ka nevojë për spiunë. Oksigjeni më i madh i nacionalizmit serb është opozita dhe analistët servilë në Kosovë, që çdo sulm ndaj qeverisë e bën një goditje direkte për mbrojtjen e vendit.

Lexo po ashtu:  Mërgimtarët do të votojnë të parët, kanë afat dy javë - Periudha e votimit përmes postës fillon më...

Propaganda e opozitës është baraz me atë të Tanjugut! Nuk ka asnjë ndryshim, të nderuar lexues.