Natën kur flinja, më tha shpirti:
“Pi!
Në gjumë dhe në Varr s’ka lumëri;
Ngrehu!
Sa rron, zbras Kupa dhe puth Çupa;
Ke shekuj që të flesh në qetësi”.
Në ëndërr, kur agimi zbardhëllonte,
Një zë që nga Taverna po gjëmonte:
“Çohuni, djem, e Verë sillnani,
Se Fati na e tha lëngun sonte.
”Dhe posa në Tavernë këndoi gjeli,
Besnikët jashtë thirrën “Portat çeli!
E shkurter është Jeta, ja, u mplakmë
Dhe mbetmë si kofini pas së vjeli.”
/Omar Khajam, përkthyer nga Fan Noli/