Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Opera e parë shqiptare e Kosovës, “Goca e Kaçanikut”, është shfaqur për herë të parë në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar në Shkup, duke sjellë emocione të veçanta për artdashësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Vepra e kompozitorit të njohur Rauf Dhomi, me regji të mjeshtrit Nikolin Gurakuqi dhe nën dirigjimin e Edon Ramadanit, u interpretua me përkushtim nga solistët, Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës, në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja u mirëprit nga publiku, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë që kjo vepër ka në historinë e muzikës dhe kulturës shqiptare.

“Goca e Kaçanikut” pati premierën në Prishtinë në muajin shkurt të para dy viteve. Pas suksesit në kryeqytet, opera u shfaq edhe në Gjakovë dhe Tiranë, për të vazhduar kështu rrugëtimin e saj në skena të tjera kombëtare e rajonale.

Lexo po ashtu:  Jusuf Buxhovi prezanton romanin e ri “Udhëtimi në kohë”
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com