Nga DHIMITËR SHTËMBARI

Të detyruar nga shtypja sistematike greke, shpërngulja e shqiptarëve prej trojeve të tyre stërgjyshore në Çamëri vazhdoi valë – valë në dekada të ndryshme. Vala e tretë e një shpërnguljeje të tillë, me përmasa tragjike, ka ndodhur në periudhën mes viteve 1939 – 1945.

Historia na bën të dijtur, se në mëngjesin e 24 shtatorit të vitit 1944 Filati ra në duart e xhelatit Napoleon Zerva! Vetëm në dy ditët e para u therën dhe u vranë 259 banorë të pafajshëm të Filatit dhe 157 banorë të fshatit Spatar! Gjëmë e pashembullt. Për t’i shpëtuar masakrave të përbindshme, banorë të shumtë të Çamërisë lanë mbas shtëpi e katandi dhe morën me vete dhimbjen në rrugën për t’u shkëputur përfundimisht nga vendlindja.

Mjaft prej shqiptarëve çamë shkuan e u vendosën në Lushnje dhe në fshatra të ndryshme të këtij rrethi. Janë të shumta familjet e fiseve të ndryshme çame që gjetën mbështetje vëllazërore në Myzeqenë e Lushnjes. Mes tyre mund të përmënden familjet e fiseve Demi, Sheme, Çeço, Nurçe, Ahmeti, Mehmeti, Taka, Gjyzeli, Sadiku, Xhaferri, Aliko, Aliçka, Beqiri, Hyseni, Kasemi, Omeri, Zeqiri, Staro, Shaho, Iljazi, Qerimi, Gazheli, Isufi, Hasani, Dako, Karafili, Shaqe, Muharremi e të tjerë.

Janë të shumta në Lushnje këto fise, sepse, në një farë mënyre, kanë tërhequr njëri – tjetrin, nga që kanë gjetur mikpritje. Disa familje janë vendosur në qytet, ndërsa mjaft të tjera – në disa fshatra; në Kolonjë, Saravë, Gramsh, si dhe në disa sektorë të ish Ndërmarrjes Bujqësore “29 Nëntori”, në Dushk, Plug, Rrapez, Grabjan etj.

Objekt i shkrimit tonë do të jetë Hysein Sheme me katër djemtë dhe dy vajzat e veta nga fshati Spatar, nga ky fshat i Çamërisë, ku Gjenerali sadist Zerva masakroi plot 157 banorë!

Lexo po ashtu:  Kurtit i del një pengesë për reciprocitetin, Grenell është kundër

Duke shkruar për këtë familje na bëhet sikur u bëjmë homazh tërë atyre familjeve të nderuara çame, që u përfshin në gjirin e ngrohtë të myzeqarëve mbas tërë atij kalvari të gjatë vuajtjesh të shkaktuara prej qarqeve më të errëta greke.

Lindur e rritur në Spatar të Filatit të Çamërisë

Hysein Sheme pat lindur në fshatin Spatar, një fshat i bukur fare pranë Filatit. I ati i Hyseinit, Xhevizi, merrej me shitje mishi. Ishte tepër korrekt dhe i ndershëm me bashkëpunëtorët e vetë. Falë zgjuarësisë dhe aftësisë që kishte si menaxherë, kishte arritur të merrej edhe me tregtinë e lëkurëve të bagëtive, madje nga kjo lloj tregtie fitonte jo pak.

Siç tregon nipi, Prof. Selam Sheme, gjyshi i tij, Xhevizi, kishte ndërtuar një shtëpi dykatëshe për t’ia patur zili. E ka me djersën e ballit, shpreheshin bashkëfshatarët e vetë, por.. ç’thoshnin të tjerë, sidomos zyrtarë vendorë grekë! Flasin shqip! – shpreheshin. – qendrojnë fort në supet e njëri – tjetrit! Janë të rrezikshëm, sepse mëndjen e kanë t’i bashkohen Shqipërisë!

Sikundër vet Xhevizi, edhe i biri, Hyseini, iu kushtua biznesit të prodhimeve blegtorale. Edhe Iljaz Kotorri nga Filati, një sahatçi me shumë emër në ato anë, ndihej krenarë pse ishte shqiptar.

Edhe pse i ruheshin provokimeve greke, zëri i brëndshëm i ndërgjegjes kombëtare pjesëtarëve të familjes së Xhevizit u bënte thirrje që të kontribuonin për kombin e vetë. Në shtëpinë e kësaj familjeje hynin e dilnin atdhetarë, që u qante zemra për Shqipërinë. Edhe pse shikonin vetëm punën e tyre, babë e mirë, Xhevizi e Hyseini, e ndjenin së brëndshmi urrejtjen që ushqehej ndaj tyre nga autoritetet greke. Në kushtet e terrorit ndaj shqiptarëve, pjesëtarët e familjes Sheme zgjodhën të ndiqnin vetëm rrugën e nderit. E dëshironin pasurinë, por zgjodhën Shqipërinë.

Njëri djalë i Xhevizit, Jonuzi, domethënë vëllaj i Hyseinit, u përfshi në një nga batalionet e Çamërisë. Madje, pat marrë pjesë trimërisht në luftën 55 ditore të Sarandës kundër pushtuesve të huaj.

Lexo po ashtu:  ReL: Blinken uron 17 Shkurtin, rikonfirmon partneritetin SHBA-Kosovë: “Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër, është thelbësor për këtë gjë"

Me laçka e plaçka në krah, shpërnguleshin prej vendlindjes

Në kulmin e egërsisë së qarqeve shoviniste greke, fshati Spatar, sikundër thuajse e gjithë Çamëria në shtatorin e vitit 1944 u përfshi nga flakët e zjarrit. Çmënduria e forcave zerviste nuk po njihte kufi. Vrisnin e internonin shqiptarë, ndërkohë që u digjnin dhe u shembnin shtëpitë!

– Do të largohemi nga këtu, – kishin vendosur si familje. – Të paktën, të shpëtojmë kokën.

Kishin vendosur disa plaçka mbi kuaj, kishin vënë delet përpara dhe… drejt Konispolit. Por edhe ky qytet ishte në shenjestrën e grekëve. Në këto kushte vazhduan rrugën dhe e mbajtën frymën në Delvinë. Sidoqë këtu u pritën shumë mirë nga vendasit, nuk iu bëhej e mirë. Sepse kishin nevojë për kullotë, siç kishin nevojë edhe për strehim.

– Të shtyhemi më tej, – patën thënë në familje. – Ku të ndihemi më rehat, aty do të qendrojmë.

Me plagë në zemër, me lot në sy dhe me kokën pas për shkak të shkëputjes me dhunë nga vendlindja, pjesëtarët e familjes Sheme vazhduan të kalonin fshat më fshat, deri sa më në fund mbrritën në Lushnje.

– Këtu do të mbështillemi, – patën vendosur si familje.– Vërtet vend i varfër, për më tepër malarik, por këtu mund të mbahet bagëti dhe ku, veç përkrahjes prej vendasve, do të mund të gjejmë edhe mbështetjen e shoqi – shoqit.

Dhe kështu vepruan.

Në shtëpinë e Mit Pukës, si në banesën e vëllait të tyre

Me të mbrritur në qytetin e Lushnjes, Hysein Sheme u paraqit në zyrën e Komitetit Ekzekutiv të rrethit.

– Vijmë nga një fshat i Çamërisë të dëbuar me forcë nga grekët, – u qe drejtuar Hyseini atyre të Komitetit, – prandaj…

Lexo po ashtu:  Europa kërkon që kompanitë teknologjike të përdorin të gjitha një karikues të përbashkët

Nuk ishte hera e parë që ky Komitet pranonte e strehonte banorë çamë të ardhur në ato kohë shumë të vështira për ta. Të gjendur para një kërkese të një qytetari shqiptar të ardhur nga Çamëria, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të rrethit detyrohet t’u gjejë strehim të përkohshëm në banesën e atdhetarit Mit Puka.

– Babaj na pat treguar, se sa kohë që ai me tërë familjen e vetë pat banuar në shtëpinë e këtij mikpritësi myzeqar, – na thotë djali i Hysein Shemes, Selmani, – dëgjuam vetëm fjalën e ëmbël dhe këshillën e mirë prej Mitit dhe pjesëtarëve të tjerë të kësaj familjeje.

Koha rridhte me shpejtësi dhe familja e Hysen Shemes dalëngadalë do të forcohej ekonomikisht dhe, kësisoj, do të siguronte banesë më të mirë dhe mirëqënie më të lartë.

Vetkontrollohej përmes edukatës qytetare

Do të kalonin disa vite dhe Hysein Sheme do të vazhdonte profesionin me të cilin e kishte filluar jetën në vendlindje, atë të kasapit. Fillimisht do të punonte në qytet, ku shumë shpejt do të miqësohej me mjaft myzeqarë. Do të shkojmë të blejmë mish te çami, sepse ta jep pa hile, dëgjohej të thuhej nga shumë qytetarë. S’duhet të kesh merak për cilësinë e mishin edhe pse dërgon fëmijën për të blerë te Hysein Xhevizi, shpreheshin të tjerë.

Dhe në fakt pohonin një të vërtetë. Xha Hyseini, siç do ta thërrisnin mjaft myzeqarë, nuk bënte asnjë dallim te blerësit e vetë.

Erdhi një kohë dhe Hysein Shemen e lëvizën nga qyteti dhe e dërguan shitës mishi në sektorët e Ndërmarrjes Bujqësore “29 Nëntori”. Nuk bëri asnjë fjalë. Ashtu, i heshtur, por i dhënë shumë mbas punës, që herët në mëngje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *