Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka thënë se dokumentet e dërguara në OVL-UÇK, janë dokumente origjinale të Gjykatës Speciale.

Gucati, ka thënë se sot kanë pasur një vizitë të pakëndshme në zyrat e OVL-UÇK-së.

Ai po ashtu tha se të mërkurën një person anonim ka sjell në OVL-UÇK dokumente të tjera të Gjykatës Speciale, siç e quajti ai “Rrufeja dy”.

“Sot kemi pasur një vizitë të pakëndshme në OVL të UCK-së, kanë ardhur hetuesit e Gjykatës Speciale. Dje e kemi quajtur ‘rrufeja dy’. Është person anonim që po largohet këtu. Me këshillën e avokatit Gashi këto materiale i dorëzuam. Tashmë më në fund është vërtetuar se këto dokumente janë të Gjykatës Speciale apo të Dhomave të Specializuar, në Hagë”, ka thënë Gucati.

Edhe avokati Tomë Gashi tha se duke u bazuar në logon e Gjykatës Speciale, vërtetohet se këto janë dokumente origjinale të tyre.

“Vërtetohet se këto janë dokumentet e Gjykatës Speciale. Vërtetohet se këto dokumente janë të Gjykatës Speciale, me këshillën time kryetari ka vendosur që tash tua dorëzoj. Në bazë të logos e shikoni që këto dokumente janë të Gjykatës Speciale, apo të Dhomave të Specializuara në Hagë”, ka thënë Gashi.

Lexo po ashtu:  Milaim Zeka: Jo njerëzit, po edhe gjaja kanë me u çuditë se çka do të bëjë Albin Kurti në Kosovë

Sipas tij, në dokumentet e publikuara në media duhet pasur kujdes në publikimin e emrave dhe mbiemrave që gjenden në dokumente.

“Mendoj që nuk është e ndaluar të publikohen këto dokumentacione. Mirëpo nëse gjeni mera dhe mbiemra të dëshmitarëve nuk duhet t’i publikoni këto emra. Është hera e dytë që një person anonim i sjell këto dokumente, dhe gjithmonë kanë deklaruar se do t’i publikojnë këto dokumente”, ka thënë ai.

Tutje Gashi tha se kjo gjykatë është kundër shqiptarëve pasi siç theksoi ai askund të botë nëse është një luftë dy paleshe nuk mund të ndiqet vetëm njëra palë.

“Kjo gjykatë speciale është kundër pjesëtareve të shqiptarëve, askund të botë nëse kemi një luftë dy paleshe nuk mund të ndiqet vetëm njëra palë. Prokuroria serbe dhe policia e gjykatat serbe në Serbi kanë bashkëpunuar ngushtë më prokurorinë speciale në Hagë, dhe në të ardhmen do të shohim se çfarë kredibiliteti do të ketë”, ka thënë Gashi.

Lexo po ashtu:  Ftesa e Ismail Qemalit për Luigj Gurakuqin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *