Orientimi pro-rus i SHBA-ve të Trumpit e çorodit plotësisht mendimin gjeopolitik europian e më gjerë të stabilizuar gjatë luftë së ftohtë dhe, për ne, po ashtu të stabilizuar më parë si antirus nga Perandoria Austro-Hungareze dhe Osmane.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sot Trumpi vendos si kusht se për me qenë pro-amerikan duhet me qenë pro-rus dhe, në rastin tonë, pro-serb.
Kaq e kanë kuptuar tashme edhe “pro-amerikanët” tanë: PLANS-at, pozita dhe opozita në Shqipëri, bashkë me gjithë servilët e tyre, të paatdhe por me lakmi fitimi.
Tani ne dhe serbët kemi një armik të përbashkët: Turqinë dhe Gjermaninë (Europën).
Ky është lejtmotivi i servilëve të pushtetit, “intelektualëve” që nacional-shivinizmin tradicinal serb duan ta vendosin brenda ndërgjegjes sonë, teksa politikanët e realizojnë atë mbi trupin tonë.





