Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se do të përkrahë çdo nismë lidhur me vetingun në drejtësi, duke deklaruar se për këtë temë duhet të përfshihen edhe ndërkombëtarët.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.

Në njoftimin për media thuhet se Osmani ka falënderuar Hernmarck Ahliny për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit suedez për Kosovën, duke veçuar angazhimin e Suedisë në ofrimin e ndihmës përgjatë pandemisë COVID-19.

Temë qendrore e diskutimit në këtë takim ka qenë nisma për vetingun në drejtësi, për të cilën Osmani tha se duhet të ndihmojnë edhe ndërkombëtarët.

“Temë qendrore e këtij takimi ishte procesi i vetingut në sistemin gjyqësor. Znj. Osmani potencoi se sundimi i ligjit është parakushti thelbësor për funksionimin e mirëfilltë të shtetit. Në këtë kontekst, zonja Osmani potencoi rëndësinë e rishikimit funksional të sistemit gjyqësor, ku do të përfshihej edhe procesi i vetingut. Më tej, ajo theksoi se në cilësinë e Kryetares së Kuvendit, në bashkëpunim me partner vendor e ndërkombëtar, do të përkrahë  çdo nismë lidhur me vetingun në drejtësi”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:  Lajm i mirë: Riparohet mulliri i Trepçës, nuk ishte ndërruar qe 37 vite

Gjithashtu, bëhet e ditur se në takim është diskutuar edhe për çështje tjera që ndërlidhen me funksionimin e Kuvendit të Kosovës si dhe aktualitetin politik në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *