Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se zbulimi i mbishkrimit monumental në Ulpianë zbulon fragmente të qytetërimit tonë të lashtë.

Osmani ka shkruar në Facebook se kjo është dëshmi e trashëgimisë së prekshme të Kosovës, e cila ndërlidh të tashmen me të kaluarën e largët.

“Ulpiana është një udhëtim nëpër kohë që zbulon thesaret e fshehura të së kaluarës sonë. Çdo gërmim zbulon fragmente të qytetërimit tonë të lashtë.

Nga Mbretëria e Dardanisë e deri te Perandori Justinian janë shekuj të trashëgimisë sonë të prekshme, e cila ndërlidhë të tashmen tonë me të kaluarën e largët.

Zbulimet e fundit në Ulpianë (Justiniana Secunda), paraqesin evidenca të rëndësishme për historinë e Dardanisë dhe dardanëve gjatë Antikitetit të vonë-Mesjetës së hershme”, ka shkruar Osmani.

Një zbulim që formëson historinë, një dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian është zbuluar në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana, ka thënë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Ai ka thënë se ekipi i arkeologëve ka zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike.

Lexo po ashtu:  Microsoft arrin objektivin madhor me Windows 10

Çeku ka shkruar se mbishkrimi dëshmon afërsinë e perandorit ndaj provincës së origjinës.

“Ekipi i arkeologëve në përbërje nga Christophe Goddard, Arben Hajdari e Milot Berisha gjatë hulumtimeve shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda, i përshkruar si qytet Dardan, një qytet në provincën e Dardanisë (krijuar nga paraardhësi i tij Diokleciani në fillim të shek. IV pas e.s.) dhe i kishës së tij”, ka shkruar Çeku në Facebook.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/835818674569340?ref=embed_post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *