Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në emisionin Pressing të Televizionit 7, e ka komentuar deklaratën e ambasadorit zviceran, Jean Humbert Lebet, i cili ka thënë në Skenderaj se “po ndërton ujësjellësin ndërsa ju po paguani veteranë të rrejshëm”, përcjell MekuliPress.

Lekaj thotë se është e papranueshme deklarata e ambasadorit zviceran për veteranët dhe madje para qytetarëve të Skenderajt.

Tutje Lekaj thotë se Lebet është dashur të largohet pas asaj deklarate.

“Nuk është ambasadori për me u marrë me ato. Publikisht para qytetarëve është e pakuptimtë me e lidhë një investim me një temë të ndjeshme, me veteranët e luftës. Sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha cu letrën e largimit”, ka thënë ministri Lekaj, transmeton Gazeta Express.

Ministri nga radhët e AAK’së ndihet i fyer për deklaratat e fundit të ambasadorëve në lidhje me korrupsionin.

“Një ambasador i di përgjegjësitë e tij. Janë bërë si fëmija. Kujt t’i teket të na thotë ckado edhe të mos kenë përgjegjësi mbi ata që e thonë”, ka thënë Lekaj.

Lexo po ashtu:  Cilat janë vitet më të lumtura dhe më të vështira të martesës

“Fjala publike e një ambasadorit të thuhet para familjarëve të dëshmorëve është e dhimbshme”.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *