Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamjet mahnitëse nga ajri, të Kalasë së Vivarit ose Kalaja e Ali Pashës në Parkun Kombëtar të Butrintit, Sarandë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Kjo Kala vizitohet nga të huaj edhe vendas përgjatë gjithë vitit.

Kalaja është një kështjellë katërkëndëshe që e ndërtoi Ali Pasha në Butrint, pranë grykës së derdhjes në det të kanalit të Vivarit.

Kalaja e Vivarit u ndërtua rreth viteve 1800, për të ndaluar zbarkimin e ushtrive franceze të Korfuzit.

Kështjella ka përmasa 20 x 30 m, me katër kulla të vendosura në qoshet. Dy kullat e drejtuara nga deti kanë planimetri rrethore, ndërsa dy të tjerat, në anë të kundërt janë katërkëndëshe.

Midis këtyre të fundit ndodhet edhe porta kryesore e kështjellës. Një portë tjetër më e ngushtë është hapur në mesin e murit verior, në drejtim të bregut të kanalit. Mënyra e mbrojtjes së kësaj porte të tërheq vëmendjen në mënyrë të veçantë. Përveç dy kullave, që e mbronin nga ana e jashtme, ajo ka dhe një sistem të brendshëm fortifikimi.

Lexo po ashtu:  Çmontimi i PS5 zbulon procesorin, grafika dhe sistemin e ftohjes

Tek kjo kala mund shkohet vetëm me varkë, pasi është e rrethuar nga uji.